Ceshtje pronesie

Pershendetje,

Jemi pronare te nje trualli te pajisur me certifikate pronesie.  Komisioni i Kthimit dhe i Kompesimit te Pronave ka vendosur ne vitin 1995 qe per kete truall te zene me ndertesa private 1 kq e 1 kt, poseduesit detyrohen te paguajne qira ose ta riblejne truallin e mesiperm (ndertesat e oborret e tyre). Me ligjin e ri qe u aprovua tani, cfare rrugezgjidhje eshte parashikuar per ne pronaret? Ju falenderoj


Qytetari: m. c. Data: 22 January , 2021, Kategoria: Ceshtje pronesie.

One response to “Ceshtje pronesie”

  1. Pershendetje. Ligji 20/2020, “Per perfundimin e proceseve kalimtare te pronesise ne Rsh”, ka si objekt te tij, rregullimin e procedurave ligjore per regjistrimin e titujve te pronesise per pasurite e paluajtshme ne RSH, si dhe inventarizimit, transferimit, trajtimit dhe regjistrimit perfundimtar te tyre.
    Konkretisht, nepermjet ketij ligji synonhet qe te kryhen:
    1. Regjistrimi i titujve te pronesise per token bujqesore;
    2. Legalizim dhe regjistrimi i objekteve informale;
    3. Zgjidhja e probelmeve te pronesise ne zonat bregdetare dhe zonave te tjera te orientuara drejt turizmit;
    4. Inventarizimi i pronave shteterore;
    5. Perfundimi i procesit te privatizimit per trojet mbi te cilat ndodhen objekte te ndertuara perpara vitit 1991.
    Lidhur me piken e fundit, ligji ne nenin 2/1/e/ii, parashikon se do te trajtoje: ii) trojet e paprivatizuara të ndërtesave të shitura nga ndërmarrjet shtetërore përpara hyrjes në fuqi të ligjit nr. 7512, datë 10.8.1991, “Për sanksionimin dhe mbrojtjen e pronës private të nismës së lirë, të veprimtarive private të pavarur dhe privatizimit”, të shfuqizuar;
    Pra do te trajtoje vetem privatizimin e trojeve mbi te cilat jane ndertuara objekte shteterore perpara 1991. Ne rastin tuaj, ju tashme e keni perfituar truallin dhe ligji nuk vepron ne kete rast.

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet