Ceshtje pronesie

Pershendetje,

Ju lutem kerkoj ndihmen tuaj sesi duhet te veproj ne nje rast per fitimin e pronesise. Disponohet kontrata e sipermarrjes per nje apartament, e cila eshte e likujduar, por kontrata e shitjes per kete pasuri eshte bere ne emer te dikujt tjeter (pra i eshte shitur edhe nje personi tjeter) i cili e ka regjistruar pronen ne hipoteke. Ne nje situate te tille, cfare hapash ligjore mund te ndermarr une qe kam kontrate sipermarrje per apartamentin?

Ju faleminderit,


Qytetari: D. K. Data: 25 October , 2021, Kategoria: Ceshtje pronesie.

One response to “Ceshtje pronesie”

  1. Elisa Zoto Elisa Zoto says:

    Pershendetje,
    Se pari, vleresoj se ju duhet t’i drejtoheni Prokurorise, pasi nese kjo prone eshte shitur dy here nga ana e ndertuesit, atehere jemi ne kushtet e vepres penale te “Mashtrimit”, ne referim te nenit 143 te Kodit Penal.
    Se dyti, ne lidhje pronesine e pasurise, nevojitet nje informacion me i detajuar ne lidhje me faktet dhe rrethanat e ceshtjes, kronologjine e veprimeve juridike, si dhe informacion se cili nga te dy bleresit e posedon pronen aktualisht. Ceshtja mund te zgjidhet ne gjykate, permes nje padie ku te kerkohet zgjidhja e kontrates se sipermarrjes dhe kerkimin e demshperblimit. Faleminderit!

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet