Ceshtje prone

Kemi nje shtepi me 2 bashkpronar vellezer..Te dy banues ne kte shtepi..Njeri ka vdekur ka qen i martuar por i ndar nga gruaja dhe femijet i ka marr ajo?
Pas vdekjes a i takon shtepi femijeve te bashkpronarit qe ka vdekur?


Qytetari: A. K. Data: 10 January , 2020, Kategoria: Ceshtje pronesie.

3 responses to “Ceshtje prone”

  1. Nese jeni te dy bashkepronare dhe ne kete rast njeri ka nderruar jete, ligjersiht bashkeproneseia e te ndjerit i kalon trashegimatreve ligjore te cilet ne kete rast jane femijet e tij

  2. Pjesa takuese e vëllait tënd të ndjerë i kalon me trashëgimi ligjore fëmijëve të tij (meqë ka zgjidhur martesën më bashkëshorten neni 361 i Kodit Civil).
    Në rast se ka pasur trashëgimi testamentare, atëherë pjesa takuese i takon trashëgimarrësit, që vëllai juaj ka përcaktuar në testament.
    Megjithatë duhet parë mënyra e fitimit të pronësisë dhe viti i lidhjes së martesës, për të vërtetuar nëse ish-bashkëshortja e tij është bashkëpronare në pjesën takuese në pasurinë e vëllait tuaj. Pra, duhet parë nëse është pasuri vetjake apo pasuri e vënë gjatë martese.

  3. Pershendetje,
    Pavaresisht se kush eshte kujdestar ligjor i femijeve, ata kane te drejte te trashegojne prinderit e tyre. Pra tashme jane femijet e ish bashkepronarit, qe jane pronar te gjysmes se pasurise.

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet