Ceshtje Prone 7501

Pershendetje !
Jam perfitues i nje Toke bujqesore ne Korce sipas ligjit 7501 . Kam paguar te gjitha detyrimet , e tokes , taksa , librezen etj. Ne ASHK korce nuk ka informacion per pronen. Njesia Administrative nuk disponon fraksionin e tokes , Ku mund te apikoj dhe cfare dokumentash duhen per te aplikuar per AMTP

Qytetari: A.G.
Data: 18 Gusht 2023, Kategoria: Administrative

Përgjigje nga Avokatët tanë për pyetjen.

Juristi Online

One Response

  1. Pershendetje,
    Nese prane ASHK nuk gjeni informacion, atehere mund t’i drejtoheni Njesise Administrative perkatese, ose Drejtorise se Administrimit te Tokes, prane Keshillit te Qarkut. Keto jane institucionet publike te cilat administrojne dokumentet e pronesise sipas ligjit 7501. Nese AMTP nuk eshte regjistruar, atehere pasi te siguroni dokumentet, ju keni te drejte te aplikoni per regjistrimin e saj ne Kadaster ne emerin tuaj.
    Mbi bazen e ligjit 20/2020, “Per perfundimin e proceseve kalimtare te pronesise ne RSh”. Ky ligj, nder te tjera parashikon edhe mundesine e regjistrimit te AMTP-ve te paregjistruara.
    Bashkelidhur linku: https://e-albania.al/eAlbaniaServices/UseService.aspx?service_code=9444
    Faleminderit!

Lini një Përgjigje