Çeshtje prone

Dua te di ne lidhje me pronen se si ndahet nje pasuri ku une jam banor prej 47 vitesh dhe motrave qe kane rreth 40 vjet qe jane martuar. Aty ku une banoj pretendohet te kete nje projekt per pallat. A nuk me takon me shume përqindje mua qe po banoj aty?


Qytetari: P. B. Data: 8 October , 2020, Kategoria: Uncategorized.

One response to “Çeshtje prone”

  1. 1

    Pershendetje. Pjeset takuese ne nje pasuri ne bashkepronesi percaktohen ne baze te aktit qe ju ka kaluar pronesine. Ne rastin tuaj besoj eshte trashegimia ligjore dhe deshmia perkatese. Ne nje rast te tille, ne baze te ligjit ju keni ne pronesi pjese te barabarta te shtepise. Fakti qe ju jeni posedues dhe banoni ne kete shtepi nuk ndikon ne rritjen e perqindjes tuaj ne bashkepronesine e shtepise.
    Nese ju doni qe paraprakisht te beni pjesetimin e pasurise, atehere gjykata pas caktimit te ekspertit, ne momentin qe ben vleresimin per ndarjen e pjeseve te sendit ne natyre, fizikisht, merr ne konsiderate edhe posedimin e pasurise dhe mund te vendose qe ju te mbani shtepine dhe te kompensoni me para motrat tuaja, por jo te ndryshoje pjeset takuese.

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet