Ceshtje penale

Kur dikush qellon me arme pa leje dhe akuzohet per vrasje ne rrethana cilesuese e mbetur ne tentative por vetdorezohet ne polici. Eshte kryer dhe akti faljes nga pala paditese .cfare denimi mund te marre sipas ligjeve? Dhe a mund te terhiqet padia?


Qytetari: G. B. Data: 17 January , 2020, Kategoria: Penale.

One response to “Ceshtje penale”

  1. “Vrasje në rrethana të cilësuara”, parashikohet nga neni 79 i Kodit Penal dhe ka në minimum të dënimit jo më pak se 20 vjet dhe në maksimum burgim të përjetshëm. Pra, minimumi që mund të marrë personi sipas dispozitës më këtë kualifikim ligjor është 20 vjet.
    Duke qenë se vepra është kryer në tentativë kjo gjë nuk e ndryshon kualifikimin, por gjykata bazuar në afërsinë e ardhjes së pasojës e mban parasysh në dhënien e vendimit (që si rregull shkon drejt minimumit ose mund ta ulë atë nën minimum) “Neni 23 i Kodit Penal).

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet