Dergimi i ceshtjes penale ne gjyq

Pershendetje,

Prokuroria i ka derguar gjykates vendimin per dergimin e ceshtjes ne gjyq. Eshte caktuar data e seances se pare (pas 2 javesh).
1) Si mund te njihem me aktet e prokurorise sipas njoftimit “Per perfundimin e hetimeve”? Cilit institucion duhet t’i drejtohem prokurorise apo gjykates?
2) Cila eshte tarifa gjyqesore, nese aplikohet?
3) Seanca paraprake zhvillohet nga i njejti gjyqtar apo tjeter nga ai i gjykimit themeltar? Faleminderit


Qytetari: L. S. Data: 2 January , 2021, Kategoria: Penale.

One response to “Dergimi i ceshtjes penale ne gjyq”

  1. 1

    Pershendetje,

    Pasi njihet me relacionin e policisë gjyqësore dhe çmon se hetimet janë të plota, kur vlerëson se çështja duhet të dërgohet në gjyq, prokurori formulon një akt për përfundimin e hetimeve paraprake dhe ua njofton atë personit nën hetim, mbrojtësit dhe viktimës. Bashkë me njoftimin, prokurori depoziton në sekretari, për të interesuarit, kopje të akteve të hetimeve paraprake. Pasi hetimet përfundojnë, aktet nuk mbrohen më nga sekreti hetimor, përveç rasteve që parashikon paragrafi 3 i nenit 279 të Kodit të Proçedurës Penale. Akti i mësipërm duhet t’u njoftohet të pandehurit, mbrojtjes dhe viktimës, të paktën dhjetë ditë para përfundimit të afatit të hetimeve paraprake, në mënyrë që të hetuarit t’i garantohet afati i caktuar nga ligji, për të formuluar kërkesa dhe për të përgatitur mbrojtjen (shih paragrafin 4 të nenit 327 te K. Procedures Penale). Natyrisht, kjo kohë i vlen edhe viktimës për të parashtruar para prokurorit pretendimet e saj lidhur me zgjidhjen e çështjes.

    Akti për përfundimin e hetimeve paraprake ka si qëllim, së pari, të njoftojë të hetuarin për hetimet e kryera në ngarkim të tij, t’i japë mundësi mbrojtjes që të kërkojë kryerjen e hetimeve plotësuese dhe të paraqitë prova, për ta bindur prokurorin se ideja e tij për dërgimin e çështjes në gjyq është e gabuar. Afati 10-ditor në dispozicion të mbrojtjes mund të shërbejë edhe si kohë reflektimi, që mbrojtja të ketë mundësi të zgjedhë një alternativë tjetër, p.sh., të propozojë arritjen e një marrëveshjeje për pranimin e fajësisë dhe caktimin e dënimit. Pra, akti në fjalë është një mundësi për të ushtruar konkretisht të drejtën e mbrojtjes, ndërsa prokurori ende nuk ka formuluar aktin që i hap rrugën dërgimit të çështjes në gjyq.

    Pasojat procedurale. Njoftimi për përfundimin e hetimeve ka rëndësi procedurale, sepse kur nuk respektohen dispozitat e paragrafëve 2, 3 dhe 4 të nenit 327, akti është i absolutisht pavlefshëm dhe kjo pavlefshmëri i përcillet edhe aktit pasardhës të dërgimit të çështjes në gjyq. Gjithashtu, nga data e njoftimit fillon të ecë afati 10-ditor në dispozicion të mbrojtjes dhe viktimës.

    Kur edhe pas shqyrtimit të pretendimeve të mbrojtjes dhe kryerjes së akteve të kërkuara prej saj, prokurori nuk e ndryshon mendimin e tij për dërgimin e çështjes në gjyq, ai ngre akuzë dhe formulon kërkesën për gjykimin e çështjes. Akti i akuzës dhe kërkesa për gjykim u njoftohen të pandehurit dhe viktimës, si dhe trashëgimtarëve të saj, kur janë kushtet që parashikon paragrafi 2 i nenit 327 i Kodit të Proçedurës Penale.

    2) Cila eshte tarifa gjyqesore, nese aplikohet?
    Nese jeni ne cilesine e të pandehurit, mbrojtjes dhe viktimës, ne kete faze te procedimit, ju keni te drejten e njohjes me aktet dhe provat perkatese, pa qene e nevojshme aplikimi i tarifave.

    3) Seanca paraprake zhvillohet nga i njejti gjyqtar apo tjeter nga ai i gjykimit themeltar?
    Gjyqtari i seances paraprake dhe i gjykimit themeltar jane te ndryshem.

    Faleminderit

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet