Ceshtje penale

Jam nji qytetar nga Kucova. Kam nji hall apo shqetesim. Kam nji vella me te vogel para disa vitesh ka qene viktime e disa njerezve qe merreshin me dokumenta fallco, ku im vella nuk ishte ne dijeni, por kundrejt pageses i premtuan per nje vize pune ne nje ambasade ne Tirane. Por kur shkoj ne ambasade i thane qe i ke dokumentat fallco. Per kete im vella ka vazhduar gjyqet ose proces penal deri para dy vjetesh, ku u denua me 6 muaj burg duke e kthyer ne sherbim prove 18 muaj.

Im vella erdhi ne Shqiperi per t’u perballur me ligjin pas denimit te mesiperm. Priti kohe, disa muaj. Dhe nuk i erdhi asnje njoftim. U fejua me dashuri me nje shtetase te huaj dhe beri martese sipas ligjit. Doli nga Republika e Shqiperise me dokumenta te rregullta ku e vertetojme nga sistemi TIMS. Dhe jeton me dokumenta te rregullta ne Mbreterine e Bashkuar Angli.

Pas kesaj bejne nje gjyq dhe e denojne me 4 muaj burg. Ju lutem me ndihmoni te kuptoj dhe si te veproj?  Prokuroria ne akuze thote qe ky person ka nderruar mbiemer qe t’i shmanget drejtesise. Ku im vella eshte martuar me shtetese te huaj me dashuri. Prokuroria thote qe ky person i fshihet drejtesise pa verifikuar qe im vella ka kaluar si qytetar nga kufiri i morines dhe ka marr nje vule.

Po patet mundesi me jepni te pakten nje mendim se im vella eshte me dokumente te rregullta ne Angli dhe do te vi te shikoj nenen e tij te semure ne Shqiperi. Ju lutem me jepni te pakten nje mendim nese nuk me jepni dot nje zgjidhje. Me respekt. flm


Qytetari: T. D. Data: 29 May , 2020, Kategoria: Uncategorized.

One response to “Ceshtje penale”

  1. Ada Dimo Ada Dimo says:

    Pershendetje

    Pyetja qe shtroni eshte e paqarte. Per te patur informacion ne lidhje me procedimet penale te vellait tuaj, ai vete ose dhe nje perfaqesues i tij ligjor mund te kerkoje informacion nga Prokuroria e Rrethit Tirane e cila po ndjek procedimin penal dhe/ose e ka paraqitur ceshtjen ne gjykim prane Gykates se rretht gjyqesor perkates, dhoma penale.
    Kushtet te cilat ju paraqisni jane mjaftueshme te paqarta per te dhene nje pergjigje ne parim apo disi me ezauruese.

    Faleminderit

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet