Ceshtje penale

Pershendetje,

Jam i interesuar te di nese bie akuza “vrasje ne rrethana cilesuese mbetur ne tentative” nese zoteroje nje akt noterial falje dhe deklarate qe nuk ka qene qellim vrasja, por thjesht shkaterrim i prones? Faleminderit,


Qytetari: G. B. Data: 25 April , 2020, Kategoria: Uncategorized.

2 responses to “Ceshtje penale”

  1. Pershendetje,

    Kodi i Procedures Penale e njeh mundesine e ndryshimit te kualifikimit te vepres penale, keshtu qe ju duhet te tentoni. Por ndryshimi i kualifikimit te vepres penale, varet nga nje sere faktoresh te cilet shqyrtohen nga prokuroria e me pas gjykata. Faleminderit

  2. Ertil Mecaj Ertil Mecaj says:

    Pershendetje,

    Pavaresisht se ju keni nje deklarate noteriale ku subjekti pasiv iu ka falur dhe ne mendimin e tij nuk kishit qellim te shkaktonit vrasjen, por vetem shkaterrimin e prones nuk eshte e mjaftueshme per te ndryshuar cilesimin e vepres penale. Ne kete analize duhet pare disa elemente:

    1. Gjykata ne cilesimin juridik te vepres penale merr parasysh te gjitha provat e marra gjate shqyrtimit gjyqesor dhe ne fund pas vleresimit te tyre percakton nese fakti penal permban elementet e figures se vepres penale qe mund te konsiderohet “vrasje ne rrethana cilesuese” te ngelur ne tentative.
    2. Deklarata noteriale nuk perben prove sipas percaktimit te Kodit te Procedure Penale, por mund te perdoret si rrethane lehtesuese per shkak se viktima Ju ka falur.
    3. Prove, sipas Kodit te Procedures Penale, mund te konsiderohen deklarimet e bera nga ana viktimes gjate shqyrtimit gjyqesor ne procesin penal.

    Faleminderit!

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet