Ceshtje pasurie

Pershendetje! Jam nje shtetase shqiptare 16 vjece, por qe nuk jetoj ne Shqiperi. Une do te deshiroja vetem nje informacion per sa i perket nje ceshtje shume te rendesishme per mua.
Gjyshi im qe jeton ne Shqiperi ka nje lokal ne te cilin punon xhaxhai im dhe keto 3 muajt e fundit jane perpjekur qe t’i benin dokumentat sepse gjyshi im i kishte djegur. Duke qene se babai im nuk jeton me, ata me thone mua qe une si vajza e tij nuk mund te marr pjesen e babait tim, edhe pasi te vdes gjyshi im dhe lokali te ndahet ne tre pjes duke qene se jane 3 femije. Sepse kur jane ndare gjyshi dhe gjyshja ime, gjyqi e coi babain tim nga ana e nenes se tij dhe per kete fakt une nuk kam te drejte te marr pjesen e babait tim ne lokal. Do te deshiroja te dija sa eshte e vertet kjo gje…
Edhe nje dicka tjeter ..
Nese kjo gje nuk eshte e vertete, po sikur gjyshi im te beje nje testament per xhaxhain tim dhe t’ja lere atij lokalin te gjithe? Pas vdekjes se gjyshit tim kam te drejte une te anulloj testamentin dhe te marre pjesen time?
Do t’ju ishja shume mirenjohese nese me pergjigjeshit sepse ne keto kohe nuk mundem te vije ne Shqiperi per te diskutuar me mire kete ceshtje dhe do te doja ta mbyllja me sukses kete ceshtje sepse eshte shume e rendesishme per mua sepse ishte amaneti i babait tim. Faleminderit!


Qytetari: A. M. Data: 26 September , 2020, Kategoria: Uncategorized.

One response to “Ceshtje pasurie”

  1. Pershendetje,
    Duke qene se ju jeni e mitur dhe babai juaj nuk jeton me, ne cdo rast ju perfitoni pjesen e trashegimise ligjore me zevendesim per shkak te rezerves ligjore. Duhet te keni parasysh qe trashegima celet ne momentin e vdekjes se trashegimlenesit dhe rezerva ligjore ne kete rast kerkon qe trashegimtari te jete i mitur si ne rastin tuaj.

    Per sa i perket pyetjes tjeter, me sa informacion keni percjelle, gjysherit tuaj jane divorcuar dhe kujdestarine e babit tuaj e ka fituar gjyshja juaj. Kjo NUK do te thote se babai juaj ne ate moment ka humbur te drejtat trashegimore ne lidhje me gjyshin tuaj. Ai ka patur te drejta trashegimie dhe ne kete rast, cdo e drejte trashgimore i kalon femijeve te tij, te atit te tij ose gjyshit tuaj konkretisht. Faleminderit

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet