Ceshtje martesore

Pershendetje,

Jam martuar me shtetas maqedonas. Ne gjendjen civile kam mbajtur te dy mbiemrat: te vajzerise dhe te bashkeshortit. Tani dua te bej dokumentat ne Shqiperi: karte identiteti ID dhe pashaporte, por po ndeshem me problemin qe ne Shqiperi nuk lejohet te perdoren 2 mbiemra. Si ka mundesi qe te mos me lejoje shteti te mbaje te dy mbiemrat? Edhe si mund te veproj per te ndryshuar mbiemrin (pra te mbaj vetem nje mbiemer)? Cfare dokumentash me duhen per kete rast? Faleminderit,


Qytetari: A. G. Data: 1 February , 2021, Kategoria: Uncategorized.

2 responses to “Ceshtje martesore”

  1. Pershendetje
    Ne vijim te pergjigjes se kolegut, ju keshilloj:
    Ne radhe te pare, ju duhet te beni regjistrimin e marteses se kryer ne Maqedoni , duke paraqitur dokumentacionin e nevojshme prane zyrave te gjendjes civile ketu ne Shqiperi. Legjislacioni shqiptar parashikon rastet e ndryshimi te mbiemrit te cilat jane: 1. per shkak te martese ne perputhje me Kodin e Familjes ; 2. Per shkak te papershtatshmerine ne perputhje me ligjin “Per gjendjen civile”.
    Duke qene se ju ndodheni ne kushtet e pikes 1 ju keshilloj te dergoni prane Zyres perkatese te gjendjes civile, nje kerkese ku ne mbeshtetje te nenit 57/1 dhe 57/2 te kerkoni ndryshimin e mbiemrit pasi doni te mbani mbiemrin e bashkeshortit tuaj.

    Faleminderit

  2. Pershendetje,
    Ligji Nr. 10 129, datë 11.5.2009 “Per gjendjen civile” i ndryshuar, nuk lejon mbajten e dy mbiemrave per shtetasit shqiptar, te regjitruar ne gjendjen civile. Per kete arsye, Zyrat e Gjendjes Civile nuk mund ta kryejne nje procedure te tille. Ne rastin e marteses, bashkeshortet duhet te zgjedhin te mbajne mbiemrat e tyre respektive ose mund te marrin mbiemrin e bashkeshortit/bashkeshortes. Ne rastin tuaj, ju duhet te paraqiteni prane Zyres se Gjendjes Civile ku keni vendbanimin tuaj, se bashku me Aktin e Marteses, Certifikaten Martesore, Certifikate Familjare/Personale (te perkthyera dhe te legalizuara), Vertetim Banimi etj, dhe te gjitha dokumentat e tjere, te nevojshme dhe te kerkuar nga nenpunesi i Gjendjes Civile, per te bere te te munduar regjitrimin e Aktit te Marteses dhe trankriptimin e te dhenave ne Regjistrin Kombetar te Gjendjes Civile. Faleminderit

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet