Ceshtje legalizimi

Pershendetje, kam nje ngerç te madh lidhur me mosveprimin e Ashk-se per legalizimin e objektit. Se fundmi per kete gje u ankova dhe tek Dr.Pgjth Ashk-se. Kjo e fundit i kerkonte Ashk-se Vendore qe te vepronte dhe brenda 10 diteve te me kthehej pergjigje. Mirpo Ashk Vendore akoma nuk kthen pergjigje, sepse dosjen time po e mban peng qellimisht per arsye korruptive. Nuk di si te veproj, sepse dosja eshte perpiluar e tera dhe ka mbetur vetem per firmen e drejtorit. Gjithashtu ka nje muaj e gjysem qe kam bere ankese dhe tek platforma e bashkqeverisjes dhe akoma asnje pergjigje. Ju lutem cfare me sugjeroni te bej…A ekziston ndonje hapsire ligjore ku Ashk Vendore te jete e detyruar te ktheje te pakten nje pergjigje… Faleminderit

Qytetari: G.R.
Data: 23 Nëntor 2022, Kategoria: I pakategorizuar

Përgjigje nga Avokatët tanë për pyetjen.

Juristi Online

One Response

  1. 1

    Përshëndetje,
    Ju mund të paraqesni ankesë në linkun si në vijim: https://www.ashk.gov.al/kontakt/ankesa/
    Gjithashtu mbështetur në ligjin Nr. 119/2014 “Për të drejtën e informimit”, ju lind e drejta për tu ankuar në rrugë administrative pranë Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe
    Mbrojtjen e të Dhënave Personale.Ankimi administrativ pranë Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale bëhet brenda 30 ditëve pune nga dita kur:
    a) ankuesi ka marrë njoftim për refuzimin e informacionit;
    b) ka kaluar afati i parashikuar në këtë ligj për dhënien e informacionit
    Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale merr vendim për ankesën brenda 15 ditëve pune nga dita kur është dorëzuar ankimi.
    Në qoftë se Komisioneri nuk merr vendim përpara mbarimit të afatit i’u lind e drejta për t’iu drejtuar gjykatës, si dhe të kërkoni shpërblimin e dëmit të pësuar.
    Formulari i ankesës https://arsimi.gov.al/wp-content/uploads/2021/04/komisioneri-formular-ankese.pdf
    Linkun përkatës: https://e-albania.al/eAlbaniaServices/UseService.aspx?service_code=14741
    Faleminderit!

Lini një Përgjigje