Çeshtje gjyqesore

Pershendetje,

Doja te dija a ka ndonje afat te caktuar gjykata per te caktuar nje date gjyqi? Ceshtja eshte derguar ne gjykate nga ana e prokurorit. Faleminderit,

Qytetari: ..
Data: 14 Nëntor 2022, Kategoria: Penale

Përgjigje nga Avokatët tanë për pyetjen.

Juristi Online

One Response

  1. Pershendetje,
    Nese prokurori ka bere kerkese per dergimin e ceshtjes ne gjyq, ne zbatim te nenit 332 te K. Procedures Penale, brenda pese diteve nga depozitimi i kerkeses, gjyqtari i seances paraprake cakton daten e zhvillimit te saj. Nga data e depozitimit te kerkeses per dergimin e ceshtjes ne gjyq, deri ne daten e seances nuk mund te kaloje nje afat me i gjate se 10 dite. Keto ne lidhje me afatet e caktimit te seances paraprake.
    Ne vijim ne lidhje me gjykimin e ceshtjes ne themel, neni 333 i K. Procedures Penale parashikon se brenda 10 diteve nga depozitimi i kerkeses se prokurorit, kryetari i trupit gjykues, i ngarkuar per gjykimin e ceshtjes cakton daten e seances gjyqesore. Data e seances i njoftohet prokurorit, te pandehurit, mbrojtesit, viktimes, paleve private dhe perfaqesuesve te tyre te pakten 10 dite para dates se caktuar per gjykim. Faleminderit,

Lini një Përgjigje