Ceshtje Divorci

A mund te ngrihet padi ne qytetin e Tiranes per zgjidhje martese nga nje person qe banesen ku jeton e ka ne Kamez por gjendjen civile ne Kukes ?


Qytetari: J. T. Data: 21 January , 2020, Kategoria: Familjare.

4 responses to “Ceshtje Divorci”

  1. Padite per zgjidhje martese mund të ngrihen si në gjykatën e vendit ku bashkëshortët kanë pasur banimin e tyre të
    përbashkët të fundit ose në gjykatën e vendit ku ka banimin i padituri

  2. Përgjigjen e kësaj pyetje e gjen në nenin 51 të Kodit të Procedurës Civile që parashikon, se:
    “Paditë për vërtetimin e qenies ose mosqenies së martesës, për anulimin e martesës dhe për zgjidhjen e saj, mund të ngrihen si në gjykatën e vendit ku bashkëshortët kanë pasur vendbanimin e tyre të përbashkët të fundit ose në gjykatën e vendit ku ka banim i padituri. Kur i padituri nuk ka banim ose vendqëndrim dhe as banesë të përkohshme në Republikën e Shqipërisë, padia ngrihet në gjykatën e vendit ku ka banimin ose vendqëndrimin ose banimin e përkohshëm paditësi dhe kur paditësi nuk i ka ato, padia ngrihet në gjykatën e kryeqytetit”.
    Pra, në varësi të gjendjes juridike të deklarimit të banimit vendqëndrimit ose banimit të përkohshëm, të palëve që do të jenë në proces, ngrihet edhe kërkesë-padia.

  3. Erald Llanaj Erald Llanaj says:

    Persa i perket kerkese padise per zgjidhje martese ajo ngrihet ne vendin ku personi ka vendbanimin pra persa i perket rastit tuaj ajo ngrihet ne Kukes ose nese deshironi me qe ta ngrini kerkese padine ne Tirane fillimisht duhet te beni zhvendosjen e gjendjes civile dhe ta sillni ne Tirane dhe me pas te hapni kerkese padi me objekt zgjidhje martese.

  4. Pershendetje,
    Padia per zgjidhje martese dorezohet ne gjykaten ku ndodhet Zyra e Gjendjes Civile, ku familja eshte e regjistruar, pra ne rastin tuaj ne Kukes, pavaresisht se ku jeni me vendbanim. Mund te beni transferim te gjendjes civile ne Kamze. Ne kete rast padia per zgjidhje martese depozitohet ne Gjykaten e Rrethit Gjyqesor Tirane.

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet