Ceshtje civile

Kam 1 lavatrice e cila me eshte prishur por eshte brenda garancise. Kam kontaktuar shitesin para 4 muajsh dhe me thone prit kur te vijne pjeset nga italia nderkohe ne fletgaranci percaktohet qarte se afati i riparimit eshte 40 dite pune. Cfare duhet te bej?


Qytetari: K. F. Data: 1 June , 2020, Kategoria: Uncategorized.

One response to “Ceshtje civile”

  1. Pershendetje,

    Ne baze te ligjit nr. 9902, date 17.04.2008 “Per mbrojtjen e konsumatoreve”, i ndryshuar, konsumatori fillimisht kërkon nga shitësi riparimin ose zevendesimin e mallrave te cilat shfaqin defekt, riparimi kryhet brenda një periudhe të arsyeshme, të rënë dakord ndërmjet palëve, ne rastin tuaj brenda 40 diteve, duke marrë parasysh natyrën e mallit dhe qëllimin, për të cilin konsumatori ka kërkuar mallin. Nese shitesi ju refuzon riparimin ose zevendesimin e mallit brenda nje afati te arsyeshem dhe nuk ka kryer riparimin apo zëvendësimin, sipas përcaktimeve, atehere ju lind e drejta te kërkoni një ulje të përpjesshme të çmimit ose anulimin e kontratës.

    Ne rast se shitesi nuk i pergjigjet kerkeses tuaj per nderrimin e produktit, rimbursimin e cmimit te paguar apo riparimin e produktit, nese jeni brenda afatit te garancise kontraktuale, ju mund t’i drejtoni nje ankese:
    1. Shitesit drejteperdrejte dhe te kerkoni sipas rastit tuaj riparimin e menjehershem, nese kjo nuk eshte e mundur, zëvendësimin e menjehershem, apo anulimin e kontratës dhe kthimin e parave te paguara;
    2. Shoqates se Konsumatoreve duke i shpjeguar problematiken. Te dhenat e kontaktit i gjeni ne kete faqe: https://konsumator.org.al/sq/;
    3. Komisionit për Mbrojtjen e Konsumatorëve, i cili në rast se e gjen ankesën të bazuar, mund të vendosë gjobë ndaj shitesit. Po ashtu komisioni për mbrojtjen e konsumatorëve dhe mund të vendosë edhe mbi shpërblimin e dëmit qe ju eshte shkaktuar;
    4. T’i drejtoheni gjykates.

    Ne cdo rast eshte me shume rendesi te ruani faturen e blerjes dhe dokumentin e garancise per ta bashkalidhur ne ankimin si me siper shpjeguar.

    Faleminderit

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet