Ceshtja penale

Pershendetje. Nese nje prej akuzave qe dua te paraqes, preket nga Neni 59 i K.Pr.P atehere rrjedhimisht si procedohet? Theksoj se vetem njera nga akuzat preket nga ky nen. Ne kete rast duhet ti drejtohem prokurorise apo gjykates?


Qytetari: A. K. Data: 8 June , 2020, Kategoria: Uncategorized.

One response to “Ceshtja penale”

  1. Pershendetje,
    Ju keni te drejte ti drejtoheni Prokurorise dhe te paraqisni kallezimin tuaj, ne rast se jeni pale e demtuar. Ne te gjitha rastet, prokurori eshte pale ne proces i cili kryen hetimet dhe kerkon denimin e te pandehurit ose pafajsin e tij. Ne rastin kur i demtuari eshte viktime akuzuese, atehere ai ka të drejtë të paraqesë kërkesë në gjykatë dhe të marrë pjesë në gjykim si palë për të vërtetuar akuzën dhe për të kërkuar shpërblimin e dëmit. Ne kete rast, pra kur i demtuari eshte viktime akuzuese, prezenca e tij ne gjykim eshte e domosdoshme, nëse viktima akuzuese ose mbrojtësi i caktuar prej tij nuk paraqitet në seancë pa shkaqe të arsyeshme, gjykata vendos pushimin e gjykimit.
    Sipas nenit 60 te K.Pr.Penale kerkesa e viktimes akuzuese, depozitohet ne sekretarine e gjykates dhe i njoftohet personit i cili akuzohet dhe prokurorit. Kerkesa duhet te permbaje:
    a) gjenealitetet e viktimës akuzuese dhe adresën e saktë të saj;
    b) gjeneralitetet e personit që akuzohet dhe adresën e tij;
    c) emrin dhe mbiemrin e përfaqësuesit dhe prokurën;
    ç) parashtrimin e arsyeve që përligjin kërkesën si dhe provat në
    të cilat ajo mbështetet;
    d) nënshkrimin e viktimës akuzuese ose të përfaqësuesit të tij.

    Faleminderit

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet