Bashkshortja ime ka punuar ne nje kompani si ekonomiste e thjesht me page 45000 leke dhe pas me pak se dy vite dha dorheqjen per nje pune me te mire. Gjate muajt te dorheqjes , qe i takonte sipas kodit te punes ka bere te gjitha komunikimet perkatese per largimine saj. Gjate muajit te punes admin. I kompanise i thote qe do bej nje auditim te punes dhe do e lajmeronte per rezultatet . Por gjate gjithe gjithe muajit te dorheqjes nuk mori asnje komunikim nga kompania . Pasi largohet nga puna sipas kodit te punes nuk i paguhet muaji i dorheqjes dhe pas 4 muajish kompania i thote qe jemi duke bere nje auditim dhe qe duhet te paraqitesh ne pune per shpegime dhe per te rakordime llogarish. Duke qene tashme ne nje pune tjeter , por korekte me pune e saj , per transparece vete 2-3 here per te dhene shpjegimet e saja ne lidhje me punen , por nderkohe kompania vazhdonte ti kerkonte te ishte presente sepse pretendonte qe po vazhdonte auditimi dhe nekete pike nuk vete me she nuk i pergjigjet me ne tel . Pas 5 muajsh nga shkeputja nga puna i vjen me poste nje komunikim nga kompania per te qene presente perseri ne pune ne te kundert kompania do kerkonte hapje ceshtje penale per abuzim me detyren. Theksoj qe bashkshortja e ka lene punen ne 18 janar dhe gjate gjithe punes se saj nuk ka firmosur per asgje me perjashtin te borderose kur shperndante pagat. Mund te me ndihmoni me nje trajtim juridik te rastit.
One Response
Pershendetje,
Kontrata e punës me kohëzgjatje të pacaktuar mund të zgjidhet nga punëmarresi duke respektuar procedurën e zgjidhjes së kontratës së punës dhe afatin e njoftimit. Në përfundim të afatit të njoftimit përfundon kontrata e punës, Ndersa kontrata e punes me afat te caktuar perfundon ne kohen e deklaruar ne kontrate pa zgjidhje paraprake. Në kushtet e trajtimit si zgjidhje e kontratës me efekt të menjëhershëm, nëse nuk paraqiteni në vendin e punës ose e braktisni atë menjëherë, pa shkaqe të arsyeshme dhe brenda 7 ditëve nuk e njoftoni me shkrim punëdhënësin, konsiderohet si zgjidhje e pajustifikuar e kontratës së punës nga ana juaj. Në këtë rast ngarkoheni me detyrimin për t’ju përgjigjur financiarisht punëdhënësit. Detyrimi nuk mund të kalojë vlerën e pagës së një jave. Ju detyroheni të përgjigjeni edhe për dëmin shtesë, që është diferenca midis dëmit dhe pagës së një jave (Kodi i Punës, neni 156, pika 1). Gjykata është ajo që përcakton nëse zgjidhja e kontratës me efekt të menjëhershëm ka qenë për shkaqe të justifikuara apo të pajustifikuara (Kodi i Punës, neni 153, pika 3).
– Ne lidhje me pyetjen tuaj nese bashkeshortja juaj nuk eshte njoftuar nga prokuroria per fillim hetimesh per kryerjen e nje vepre penale (shperdorim detyre), nuk keni perse te shqetesoheni, por ne çdo kohe mund te drejtoheni prane qendrave te sherbimit te ndihmes juridike paresore mbeshtetur ne ligjin nr.111/2017 “Per ndihmen juridike te garantuar nga shteti”, per te perfituar sherbim ligjor falas.
Gjithashtu ju informojme se per cdo shkelje apo abuzim me punedhenesin/ kompanite apo institucionet perkatese mund te drejtoni ankese prane Inspektoriatit te punes https://inspektoriatipunes.gov.al/.
Falemindertit!