Certifikate pronesie

Pershendetje,

Kam bere aplikim prane zyrave te ADISA-s per rregjistrim kontrate shitje per dy prona (1 apartament dhe 1 garazh) te cilat ndodhen brenda te njejtes kontrate shitje. Nuk mora pergjigje. Kur te njejtin aplikim e beri investitori qe ka ndertuar pallatin erdhen mandatet per pagese tek llogaria e-Albania e investitorit dhe pasi beme pagesat erdhen dhe certifikatat te cilat kane disa lapsuse.  Si certifikata e garazhit ashtu edhe ajo e apartamentit kane te njejtin nr serial, kurse tek harta treguese e pasurise jane vendosur nr e prones qe kane qene para se te ndertohej pallati, jo nr i prones aktuale.

A eshte ne rregull apo do rregullim dhe si veprohet per ta rregulluar? Duhet te aplikoj une apo investitori? Flm


Qytetari: K. I. Data: 28 July , 2020, Kategoria: Uncategorized.

One response to “Certifikate pronesie”

  1. Përshëndetje! Neni 16 I Ligjit Nr. 111/2018 “PËR KADASTRËN”, parashikon rastet e korrigjimit të gabimeve në të dhënat kadestrale si më poshtë:
    1. Gabimet që vijnë nga veprimtaria e drejtorisë vendore korrigjohen pas konstatimit që bën drejtori vendor ose Drejtori i Përgjithshëm kryesisht, struktura përgjegjëse për ankimet ose me kërkesë të personave të interesuar.
    2. Drejtoria kadastrale është e detyruar të korrigjojë gabimet në pasqyrimin e të dhënave në kartelë dhe në hartën kadastrale, në raport me dokumentacionin e pronësisë apo me gjendjen faktike të pasurisë.
    3. Korrigjimi i gabimit është shërbim që nuk tarifohet.
    4. Kur gabimi konstatohet në hartat kadastrale, drejtori i zyrës mund të urdhërojë riverifikimin në terren.
    5. Refuzimi për të korrigjuar gabimet e saj e bën përgjegjëse drejtorinë vendore, sipas parashikimeve të këtij ligji.
    6. Agjencia nuk mban përgjegjësi për gabimet e akteve noteriale të lidhura ndërmjet subjekteve private.
    Pra ju mund ti drejtoheni Agjensisë, duke kërkuar korrigjimin e gabimeve që keni konstatuar. Falerminderit

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet