Certifikate pronesie

Pershendetje!

Babai im i ndjere dispononte nje certifikate pronesie te nje toke ne emer te tre personave. Ne emer te tij, te kunates se tij dhe nipit te tij. Pasi nusja e xhaxhait dhe djali i xhaxhait fatkeqesisht nderruan jete, pronesia me vendim gjyqesor te formes se prere kaloi e gjitha ne emer te babait tim. Certifikata e pronesise akoma edhe sot eshte ne tre emra. Cila eshte rruga ligjore qe duhet te ndjek per te kaluar kete pronesi ne emer te mamase sime dhe te gjithe trashgimtareve te babait tim qe jemi ne femijet? sepse edhe im ate fatkeqesisht ka nderruar jete. Faleminderit


Qytetari: E. V. Data: 9 August , 2020, Kategoria: Uncategorized.

One response to “Certifikate pronesie”

  1. 2

    Pershendetje. Se pari, duhet te behet regjistrimi i vendimit te Gjykates qe njeh babain tuaj si pronar te vetem te pasurise. Per kete duhet te aplikoni prane Drejtorise vendore te Kadastres. Me tej, pasi pasuria te jete e regjistruar ne emer te babait tuaj, do te kryeni procedurat per leshimin e deshmise se trashegimise se babait tuaj prane noterit (nese nuk e keni bere) dhe do te beni depozitimin e saj ne kadaster. Pas kesaj regjistrimi do te behet ne emer te te gjithe trashegimtareve te babait tuaj.

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet