Certifikatë pronësie

Përshëndetje kam certifikatë pronësis të lëshuar që në vitin 1998 tokë arre. A ëshë akoma e vlefshme kjo certifikate? Apo duhet e reja? Faleminderit!

Qytetari: G.C.
Data: 23 Nëntor 2022, Kategoria: I pakategorizuar

Përgjigje nga Avokatët tanë për pyetjen.

Juristi Online

One Response

  1. Përshëndetje,
    Si fillim, për tu sqaruar, lëshimi i certifikatës nuk përbën titullin e pronësisë apo të së drejtës reale nga ana thelbësore dhe e përmbajtjes. Certifikata ka për qëllim të vërtetojë faktin e regjistrimit të titullit të pronësisë apo të së drejtës reale. Gjithashtu certifikata e pronësisë është dokumenti unik i papërsëritshëm që provon titullin e pronësisë, statusin ligjor dhe kufijtë e pronës. Pas çdo ndryshimi të pronësisë mbi pasurinë, bashkimi apo ndarjeje të saj, lëshohet certifikatë, kartelë dhe hartë e re, sipas gjendjes së përditësuar. Certifikata e pronësinë, bashkëpronësisë lëshohet mbi bazën e një dokumenti ligjor origjinal që përcakton krijimin e këtyre të drejtave. Një certifikatë e lëshuar në kundërshtim me këtë parashikim konsiderohet absolutisht e pavlefshme, referuar në nenin 17, të ligjit nr. 111/2018, “Për kadastrën”.
    Nëse certifikata juaj është lëshuar nga organi kompetent në vitin 1998, apo nëse sot aksesoni marrjen e saj nga e-Albania, ajo është njësoj e vlefshme nëse përmban elementët e domosdoshëm për vlefshmërinë e saj. Sot elementët e domosdoshëm që duhet të përmbaj një certifikatë për të qënë e vlefshme bazuar në VKM nr.782, datë 7.10.2020 “Për miratimin e modeleve të akteve kadastrale dhe të dhënave në përmbajtje të hartës kadastrale” janë:
    Të dhënat mbi pronarin/bashkëpronarët:
    – emri i plotë i pronarit/bashkëpronarëve (emër, atësi, mbiemër ose emri i personit juridik);
    – numri personal ID ose NIPT (për personat juridikë);
    – pjesët takuese të bashkëpronësisë (kur pasuria është në bashkëpronësi).
    b) Të dhënat përshkruese mbi pasurinë e paluajtshme:
    – numri i pasurisë;
    – kodi unik i pasurisë;
    – zona kadastrale;
    – lloji i pasurisë;
    – sipërfaqja e pasurisë;
    – vlera e pasurisë;
    – adresa e pasurisë.
    c) Të dhënat e dokumentit dhe të sigurisë të certifikatës janë, si më poshtë vijon:
    – data e lëshimit të certifikatës;
    – numri serial i certifikatës, unik për të gjithë Republikën e Shqipërisë;
    – titullari i institucionit;
    – kodi i sigurisë QR (Quick Response);
    – nënshkrimi dhe vula elektronike.
    E theksoj faktin se certifikata e pronësisë është dokumenti unik i papërsëritshëm që provon titullin e pronësisë, vlefshmeria e saj është e njëjta pavarësisht formës së saj digjitale sot, me ndryshimet e ligjit. Nëse dëshironi për ta tërhequr certifikatën në mënyrë elekronike aplikoni në linkun e mëshposhtëm:
    https://e-albania.al/eAlbaniaServices/UseService.aspx?service_code=9482

Lini një Përgjigje