Pershendetje,
Ju lutem mund te me thoni se ku merret certifikata e divorcit? Jam ne Itali prej 20 vitesh dhe me duhet certifikata e divorcit e nenes time dhe nuk di cilit institucion t’i drejtohem? Si mund ta siguroj nje dokument te tille? Faleminderit,
You must be logged in to post a comment.
Përshëndetje! Ju mund t’i drejtoheni Gjykatës së Rrethit Gjyqësor, ku është kryer procedura e zgjidhjes së martesës, për të tërhequr një kopje të vendimit të zgjidhjes së martesës.
Gjithashtu, ju bëjmë me dije se Certifikata Personale tregon statusin civil (martuar/divorcuar/etj). Ju keni mundësi qe nëpërmjet shërbimit elektronik “Certifikatë personale” pranë portalit e-Albania, të shikoni dhe verifikoni të dhënat personale, si dhe të mund te gjeneroni certifikatën personale me vulë elektronike. Ne kete rast aplikimi do te duhet te behet nga nena juaj.
Per me teper, ju lutem referohuni: https://e-albania.al/eAlbaniaServices/UseService.aspx?service_code=38. Faleminderit