Certifikata e pronesise

Pershendetje,

Kam nje shtepi 130 m2 dhe 320 m2 truall…doli legalizimi i baneses bashke me truallin, por ne hipoteke me rregjistrohet vetem banesa…toka eshte me mbivendosje…si duhet te veproj? Faleminderit,


Qytetari: g. a. Data: 30 October , 2020, Kategoria: Ceshtje pronesie.

One response to “Certifikata e pronesise”

  1. Pershendetje. Per te rregulluar problemet e mbivendosjes duhet te veproni ne perputhje me parashikimet e ligjit 20/2020, “Per perfundimin e proceseve kalimtare te regjistrimit te pronesise”, perkatesisht neni 65 i ketij ligji.
    Drejtoria vendore e ASHK-sё kontrollon hartën kadastrale për të identifikuar nëse mbivendosja buron nga gabime ose pasaktësi në pozicionimin e titullit të regjistruar në hartën kadastrale. Nëse është e nevojshme, drejtoria vendore evidenton në terren pasuritë. Kur mbivendosja buron nga pasaktësi në hartën kadastrale, sipas rastit, drejtoria vendore vepron si
    vijon:
    a) nëse gabimi ose pasaktësia në hartën kadastrale ka të bëjë vetëm me një pasuri dhe nuk cenon pasuritë kufitare, korrigjon gabimin në hartë dhe njofton pronarët mbi korrigjimin, duke vijuar procedurat e regjistrimit të titullit për të cilin është paraqitur kërkesë;
    b) nëse gabimi ose pasaktësia në hartën kadastrale kërkon ripozicionimin e shumë titujve të keqpasqyruar, drejtoria vendore zbaton procedurat e përmirësimit të zonës kadastrale, sipas kreut VI të ligjit “Për kadastrën”.
    2. Kur gabimi ose pasaktësia qëndron tek elementet hartografike të vetë titujve të pronësisë, sipas rastit, ASHK-ja vepron si vijon:
    a) për titujt e miratuar përpara hyrjes në fuqi të këtij ligji nga institucionet shtetërore, korrigjon gabimet, njofton palët e interesuara dhe vijon me regjistrimin e titullit;
    b) për gabimet hartografike që e kanë origjinën në vendime gjyqësore të formës së prerë, korrigjimi mund të kryhet vetëm me pëlqimin e palës përfituese të të drejtave, sipas vendimit gjyqësor.
    Në çdo rast korrigjimi, sipas kësaj pike, nuk mund të cenojë të drejtat e pronarëve të pasurive kufitare.
    Pra ju duhet t’i kerkoni Drejtorise Vendore te ASHK qe te zbatoje dispoziten e mesiperme.

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet