Certifikata e pronesise/Permbarimi

Pershendetje,

Kam per te marre pensionin e djalit pas 10 vjetesh nga divorci. Procesi i permbarimit ka ngecur pasi e vetmja prone e ish-bashkeshortit qe eshte ne emrin e tij eshte me certifikate te vjeter pronesie. A eshte kjo nje pengese per te vazhduar proceduren permbarimi? Nese po, atehere kush duhet ta nxjerre certifikaten e re te pronesise pasi nga ana ish-bashkeshortit dihet qe nuk ka interes? Flm


Qytetari: a. l. Data: 19 November , 2020, Kategoria: Uncategorized.

One response to “Certifikata e pronesise/Permbarimi”

  1. Pershendetje. Kreditori ka te drejte qe te kryeje nje sere veprimesh juridike per te realizuar kredine e tij, sigurisht nepermjet sherbimit permbarimor. Ne kete rast eshte permbaruesi i cili duhet te marre masat e nevojshme qe pasuria e paluajtshme te mund te jete objekt i procedurave permbarimore me qellim ekzekutimin e detyrimit ne favorin tuaj.

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet