Certificatë familjare

Përshëndetje. Kam një vajzë që tashmë është në moshë madhore dhe e martuar, por figuron akoma në çertifikatën time familjare.C’farë procedure duhet ndjekur për të bërë shkëputjen nga trungu familjar ?

Qytetari: V.P.
Data: 2 Shtator 2023, Kategoria: Gjendja civile

Përgjigje nga Avokatët tanë për pyetjen.

Juristi Online

One Response

  1. Pershendetje,
    Ndarja nga trungu familjar behet prane Zyres se Gjendjes Civile, ku nepermjet kerkeses me shkrim (formular i gatshem) ju aplikoni per ndarjen nga trungu familjare. Kërkesën për veçim e plotëson personi që kërkon ndarjen nga familja.

    Krahas kerkeses me shkrim, prane zyres se gjendjes civile do te duhet te dorezohet edhe dokumentacioni i meposhtem:
    – certifikatë familjare të familjes nga do të ndahet personi;
    – fotokopje të letërnjoftimit për çdo anëtar të familjes që ka mbushur moshën 16 vjeç dhe është dakord të ndahet.

    Në zyrën e gjendjes civile paraqiten për të firmosur proçesverbalin të gjithë personat madhorë që kërkojnë veçimin nga familja.Taksa për proçedurën veçim nga familja është 1000 lekë. Kjo taksë paguhet në zyrën e gjendjes civile. Faleminderit.

Lini një Përgjigje