Pershendetje
Doja te kerkoja informacion ne lidhje me nje situate ne te cilen ndodhemi
Behet fjale per nje toke ne emer te nje personi i cili ka nderruar jete
Kemi kerkuar te bejme celje trashegimie por njeri nga femijet e te ndjerit nuk pranon te paraqitet per asnje lloj praktike ligjore. A eshte e mundur qe femijet e tjere te vazhdojne me procesin e celjes se trashegimise pavaresisht mospjesmarrjes se njerit prej femijeve, duke marre parasysh qe pjese e celjes se trashegimise esht edhe gruaja e te ndjerit e cila eshte e gatshme te marre pjese. Dhe ne gjithe kete situate a eshte e mundur qe me konsensusin e femijeve te cilet marrin pjese dhe gjithashtu te bashkeshortes pjeset perkatese te trashegimise ti kalojne nipit te te ndjerit?
One Response
Pershendetje,
Leshimi i dëshmise se trashëgimisë ligjore ose testamentare lëshohet nga nje noter publik (zyre noterie) ku ka patur vendbanimin e fundit trashëgimlënësi. Dëshmia e trashëgimisë redaktohet dhe leshohet në numër të barabartë me trashëgimtarët e përcaktuar në të, ndërsa kopjet e tjera të redaktuara ruhen nga noteri dhe mund të tërhiqen nga trashëgimtarët e tjerë, sipas kërkesës së tyre.
Akti i celjes se trashegimise dhe leshimi i deshmise se trashegimise kryhet vetem nje here nga ana e noterit.
– Pra para noterit, mund te paraqitet vetem nje prej trashegitmareve, i cili ben kerkesen per leshimin e deshmise se trashegimise se te ndjerit.
Noteri ka te drejte qe ne sistemin e gjendjes civile te shkarkoje certifikatat perkatese.
Mund t’i kerkoje familjareve disa certifikata te vjetra, ne varesi te moshes se te ndjerit. Pas paraqitjes se kerkeses, noteri ben aplikimin prane regjistrit te deshmive te trashegimise, per te verifikuar nese eshte leshuar me pare deshmi trashegimie per te njejtin person prane nje noteri tjeter. Nese rezulton se nuk ka deshmi te meparshme, noteri procedon me leshimin e deshmise se trashegimise.
Ne mungese te nje testamenti, noteri nuk percakton se cilat jane pasurite e te ndjerit ne deshmine e trashegimise, por percakton pjeset qe i takojne secilit prej trashegimtareve ne te gjitha pasurite e te ndjerit.
– Ne vijim, pas leshimit te deshmise se trashegimise, jane vete trashegimtaret qe duhet te paraqiten prane Agjencise Shteterore te Kadastres per te bere regjistrimin e pasurive te te ndjerit ne emer te tyre.
Lidhur me pyetjen tuaj trashegimtaret ligjore mund ti kalojne pjesen e tyre nje trashegimtari tjeter, ose ti dhurojne pjesen e tyre nje personi te trete, per kete duhet te shprehin vullnetin e tyre te plote dhe te pa vesuar, duke respektuar dispozitat e kodit civil.
Faleminderit!