Celje testamenti

Babai ka vdekur para 6 vjetesh dhe testamentin e tij e morem para 3 dites nga zyra e avokatit, a eshte ky proces hapje testamenti? dhe e dyta babai ka 6 vjet qe ka nderruar jete a ka ndonje problem nga ana juridike? faleminderit

Qytetari: A.C.
Data: 29 Dhjetor 2022, Kategoria: Civile - Trashëgimia, Trashëgimia

Përgjigje nga Avokatët tanë për pyetjen.

Juristi Online

One Response

  1. 1

    Pershendetje,
    Çelja e dëshmisë së trashëgimisë ligjore ose testamentare kryhet pranë një zyre noteriale, nuk ka një afat të caktuar për çeljen e dëshmisë së trashëgimisë, vetëm afati për regjistrim të pasurive të paluajtshme pranë ASHK-ve përkatëse brenda 30 ditëve nga momenti i çeljes së tij.
    Përsa më sipër në nenin 348 të Kodit Civil është shprehur se:
    1. Dëshmia e trashëgimisë testamentare lëshohet nga noteri, pranë të cilit është redaktuar testamenti me akt noterial, apo është depozituar për ruajtje testamenti ollograf ose testamenti i posaçëm.
    2. Në rast se i njëjti trashëgimlënës ka lënë më shumë se një testament, dëshmia e trashëgimisë testamentare lëshohet nga noteri, pranë të cilit është redaktuar apo depozituar për ruajtje testamenti i fundit.
    3. Dëshmia e trashëgimisë testamentare, në rastet kur testamenti ollograf ose testamenti i posaçëm nuk janë dërguar për ruajtje pranë noterit, lëshohet nga noteri që ushtron veprimtarinë në njësinë
    vendore ku ka patur vendbanimin e fundit trashëgimlënësi.
    4.Kur vendbanimi i fundit i trashëgimlënësit nuk dihet, dëshmia e trashëgimisë testamentare, në rastet kur testamenti ollograf ose testamenti i posaçëm nuk janë dërguar për ruajtje pranë noterit, lëshohet nga noteri që ushtron veprimtarinë në njësinë vendore ku ndodhet e gjithë pasuria e tij ose pjesa kryesore e saj.
    Faleminderit!

Lini një Përgjigje