Celje e pronesise

Miredita! Une jam nga Tirana, por jetoj jashte vendit. Kam disa pyetje. Prinderit i kam te divorcuar qe ne vitin 1998. Babai ka shtepi ne Tirane dhe jetonte aty deri sa vdiq para pak kohesh. Tani kushurinjte qe kam atje me thone qe duhet te bej dicka qe quhet celje pronesie perndryshe me vihet gjobe. Eshte kjo dicka qe duhet bere? Sa eshte gjoba nese nuk e bej? Nuk e kuptoj per cfare arsye duhet ta bej sepse mendova se automatikisht pjesa e babait na kalon mua dhe motres. Gjithashtu ne kontraten e blerjes qe na kane dhene prinderit data eshte e 1994 dhe jemi aty babai, nena, une dhe motra. Me pare atje ne shtepine tone ka jetuar dhe gjyshja, por ajo vdiq perpara dites kur eshte nenshkruar kontrata e provatizimit. Eshte gjyshja pjese e prones ne kete rast? Faleminderit,


Qytetari: D. L. Data: 12 January , 2021, Kategoria: Ceshtje pronesie, Civile - Trashegimia.

One response to “Celje e pronesise”

  1. Pershendetje. Ne momentin qe babai juaj ka nderruar jete ju keni te drejte te nxirrni prane noterit deshmine e trashegimise, e cila percakton se kush jane trashegimtaret e babait tuaj, ne kete rast ju dhe motra. Kjo mund te behet ne cdo kohe dhe nuk ka penalitete. Nese deshmia e trashegimise eshte bere, ajo duhet te depozitohet brenda 30 diteve ne Agjencine Shteterore te Kadastres, pasi ne te kundert do te paguani sanksionet perkatese. Gjoba ditore llogaritet nga ASHK.
    Lidhur me privatizimin e baneses, ligji i kohes parashikon te drejten qe te njihen pronar, personat qe kane qene madhor, pra 18 vjec e lart, ne date 1 dhjetor 1992 referuar certifikates familjare. Megjithate nese gjyshja juaj kishte nderruar jete ne momentin e lidhjes se kontrates, atehere ajo nuk mund te behej pronare e pasurise.

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet