Celja e trashegimise ligjore

Pershendetje,

Do te doja informacion nga ju ne lidhje me rastin tim. Aktualisht ka një testament tek noteria nga nje aferm i imi qe ka nderruar jete, por kërkoj edhe celjen e trashegimise ligjore për pasurite e pa permendura ne testament apo me sakte të paperfshira ne trashegimine testamentare ne noteri. Si është procedura? Faleminderit,


Qytetari: R. D. Data: 20 February , 2021, Kategoria: Civile - Trashegimia.

One response to “Celja e trashegimise ligjore”

  1. Pershendetje

    Trashegimlenesit i eshte njohur e drejta nga ana e legjislacionit civil qe te disponoje pasurine e tij me testament plotesisht apo pjeserisht dhe ne rastin kur trashegimlenesi ka disponuar pasurine me testament, pasuria e tij pas vdekjes do te trashegohet nga ata persona që ai ka shprehur me vullnetin e tij.
    Trashegimia me ligj gjen zbatim ne te gjitha rastet kur:
    – trashegimlenësi nuk ka disponuar me testament;
    – ne rastin e suksedimit te veçante, pra kur trashegimlenesi disponon me testament vetem disa sende
    te caktuara ne menyre konkrete, ne favor te nje ose disa personave;
    – edhe kur testamenti eshte i pavlefshem.

    Ne rastet kur testamenti eshte pjeserisht i pavlefshem ose jane disponuar permes tij vetem disa sende te caktuara, atehere zbatohet si trashegimia ligjore, ashtu edhe ajo me testament.
    Prane nje zyre noterie, do te duhet fillimisht te celet deshmia e trashegimise testamentare. Nese rezulton se testatori nuk ka disponuar per te gjitha pasurite e tij, atehere do te behet celja e trashegimise ligjore. Faleminderit,

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet