Celja e testamentit

Pershendetje!

Para disa vitesh nena nderroi jete dhe me la me testament pasurine e saj, toke bujqesore te perfituar nga ligji 7501. Kur cela testamentin, e gjithe pasuria e trasheguar na kaloi ne pjese te barabarta mua, gruas dhe femijeve. Ne nentor te vitit 2020 nderroi jete edhe babai dhe ai ma ka lene mua me testament pronen e tij. Nuk e kam cel akoma testamentin. Jetoj ne Itali me familjen. Edhe sa kohe kam per ta cel testamentin. Si mund te veproj qe pasuria e lene nga babai te kaloje vetem ne emrin tim, pra te mos perfshihet gruaja dhe femijet? A mundet ta kaloje edhe pasurine qe me ka lene nena vetem ne emrin tim? (pra te heq gruan dhe femijet) Faleminderit!


Qytetari: L. S. Data: 17 January , 2021, Kategoria: Ceshtje pronesie, Civile - Trashegimia.

One response to “Celja e testamentit”

  1. 1

    Pershendetje,

    Juve ju lind e drejta qe te celni testamentin pas vdekjes se testatorit (babait tuaj). Nuk ka nje afat te caktuar se kur duhet te çelni testamentin. Por ne momentin e celjes se testamentit dhe leshimin e deshmise se trashegimise testamentare nga noteri, atehere kete akt do te duhet ta rregjistroni brenda 30 diteve ne ASHK mbi pasurite – objekt testamenti. Perndryshe per cdo dite pertej afatit 30 ditor do te aplikohet kamate-vonese per rregjistrimin e deshmise testamentare.

    Ne lidhje me pyetjen tuaj nese mund te perjashtoni gruan dhe femijet, ju bejme me dije se, ju nuk mund te nderhyni ne vullnetin e testatorit. Babai juaj nepermjet testamentit ka shprehur vullnetin e tij te lire se kush do te disponoje pasurine e tij pas vdekjes.
    E njejta gje vlen edhe per testamentin e lene nga nena juaj. Nese nena juaj, nepermjet testamentit, ju ka lene juve, bashkeshortes dhe femijeve tuaj si trashegimi pasurine e saj, atehere ju nuk mund ta ndryshoni kete.

    Nese ekzitojne rrethana qe vleresoni se cenojne vlefshmerine e testamentit, atehere ju mund t’i drejtoheni gjykates me padi me objekt konstatimin e pavlefshmerine se testamentit. Per me teper informacion ne lidhje me rastet e pavlefshmerise se testamentit referohuni neneve 403-410 te Kodit Civil. Faleminderit

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet