Nese celet testamenti dhe personi tjeter qe eshte perfitues i pasuris nuk paraqitet tek noteri te firmose cfare ndodh me pjesen e tij? pasi kemi nje tok ku perfitues eshte dhe vellai im por ai jeton jahte nuk interesohet te vije fare ketu, as per pjesen e tij dhe asgje .
One Response
Përshëndetje,
Për lëshimini e dëshmisë testamentare pranë zyrës noteriale duhet të jetë i pranishem për të bërë kërkesën një person nga rrethi i subjekteve të interesuara, qe jane trashegimtare, apo persona te tjere qe kane interes te ligjshem (permbarues, kreditore, etj.). Nuk eshte e nevojshme qe personat e tjere perfitues apo jo te pasurise testamentare te jene te pranishem. Noteri ben vete grumbullimin e dokumentacionit te nevojshem prane e-albania dhe pasi ben vleresimin e vlefshmerise ligjore te testamentit leshon deshmine testamentare. Personat trashegimtare sipas testamentit, kane te drejte qe te heqin dore brenda 3 muajve nga e drejta e tyre e trashegimise. Kjo heqie dore mund te behet vetem personalisht, me shkrim dhe perpara noterit. Per personat qe jane jashte vendit afati per te hequr dore eshte 6 muaj.
Ju faleminderit!