Celja e nje testamenti

Pershendetje,

Babi ka lene nje testament para se te vdiste dhe per t’u hapur testamenti duhen firmat e cdo pjesetari te familjes. Por nje nga personat e familjes nuk firmos te noteria,  cfare mund te bejme? Faleminderit,


Qytetari: E. S. Data: 8 January , 2021, Kategoria: Civile - Trashegimia.

One response to “Celja e nje testamenti”

  1. 1

    Pershendetje. Per leshimin e deshmise testamentare prane zyres noteriale duhet te jete i pranishem per te bere kerkesen nje person nga rrethi i subjekteve te interesuara, qe jane trashegimtare, apo persona te tjere qe kane interes te ligjshem (permbarues, kreditore, etj.). Nuk eshte e nevojshme qe personat e tjere perfitues apo jo te pasurise testamentare te jene te pranishem. Noteri ben vete grumbullimin e dokumentacionit te nevojshem prane e-albania dhe pasi ben vleresimin e vlefshmerise ligjore te testamentit leshon deshmine testamentare. Personat trashegimtare sipas testamentit, kane te drejte qe te heqin dore brenda 3 muajve nga e drejta e tyre e trashegimise. Kjo heqie dore mund te behet vetem personalisht, me shkrim dhe perpara noterit. Per personat qe jane jashte vendit afati per te hequr dore eshte 6 muaj.

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet