Celebrimi

Pershendetje,

Doja te pyesja se cfare ndryshimesh ne dokumente duhet te bej ne rast se mbaj mbiemrin tim te vajzerise pas celebrimit?  Po ne rastin kur vendos te marr mbiemrin e burrit? Faleminderit


Qytetari: S. B. Data: 2 January , 2021, Kategoria: Gjendja civile.

One response to “Celebrimi”

  1. Pershendetje,

    Ne rast se ju mbani mbiemrin tuaj pas martese nuk eshte e nevojshme te ndryshoni asgje ne dokumentet qe dispononi. Ne rast se ju zgjidhni te mbani mbiemrin e bashkeshortit tuaj, atehere eshte e nevojshme qe te aplikoni per te ndryshuar mjetet tuaja te identifikimit, sic jane: Karta e identitetit, pasaporta, lejen tuaj te drejtimit te automjetit (patenten).
    Dokumentat e tjere, sic jane diplomat, nuk ndryshohen nese ju keni tashme nje te tille dhe nuk jeni ne proces diplomimi.
    Ju bejme me dije se, ne cdo rast, ne aktin e gjendjes civile – certifikates se marteses – do jete i shenuar mbiemri para dhe pas martese. Faleminderit

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet