CCTV – survejimi me kamera ne pune

Pershendetje,

Dua te di nese lejohen kamerat ne vendin e punes dhe survejimi ne cfaredo momenti, edhe pa informimin e punonjesit? Faleminderit


Qytetari: I. K. Data: 1 August , 2020, Kategoria: Uncategorized.

One response to “CCTV – survejimi me kamera ne pune”

  1. Pershendetje,

    Po, lejohen kamerat ne ambjentet e perbashketa te punes. Vendosja dhe përdorimi i masave shtesë të sigurisë duhet te shoqërohet me njoftimin përkates per publikun. (Per detaje mbi subjektet qe jane te detyruara te marrin masa shtese sigurie, masat perkatese, procedura, etj, jeni te lutur te konsultoheni me Ligjin 19/2016 “Per masat shtese te sigurise”, botuar ne fletoren zyrtare nr. 181, viti 2016).

    Duke respektuar parimet e vendosura nga Ligji nr. 9887, datë 10.03.2008 “Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale”, i ndryshuar, çdo kontrollues privat apo publik, ka të drejtë të zgjedhë mënyrën se si ta zhvillojë sistemin CCTV dhe në të njëjtën kohë duhet të tregojë ekzistencën dhe zbatimin e procedurave për të siguruar përputhshmërinë me kërkesat e mbrojtjes së të dhënave personale.

    Faleminderit,

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet