Çatia në bashkëpronësi

Përshëndetje,

Komshiu im i ri në katin e tretë të një pallati të vjetër tre katësh (unë banoj në katin e dyte), pa leje ndërtimi, ka përvetësuar çatinë e objektit, e cila është në bashkëpronësi sipas ligjit, për të ndërtuar aty një papafingo dhe duke na bllokuar aksesin në çati. Bashkia Durres na ka njoftuar se nuk ka dhënë leje ndërtimi. Kemi bërë kallëzim penal dhe çatia është rrethuar me shirita të verdhë, por komshiu insiston për të përmbyllur punimet. A kemi konsum të veprave penale? A mund të ngjitemi në çati dhe të lirojmë aksesin për në çati? Ju faleminderit,

Qytetari: I.H.
Data: 25 Gusht 2022, Kategoria: Çështje pronësie, Penale

Përgjigje nga Avokatët tanë për pyetjen.

Juristi Online

One Response

  1. Pershendetje,

    Nga sa ju parashtroni, komshiu juaj ka konsumuar elementet e vepres penale te “Ndertimit pa leje”, parashikuar nga neni 199/a i Kodit Penal dhe ju duhet t’i drejtoheni organit te Prokurorise per ndjekjen e rastit ne fjale. Sa i perket faktit nese ju vete, pra me iniciativen tuaj te ngjiteni ne cati dhe te lironi aksesin per ne cati, ju bej me dije se kjo detyre i perket IMT (Inspektoriatit te Mbrojtjes se Mjedisit prane Bashkise Durres), te cilet ne momentin e konstatimit te ndertimit te paligjshem, pasi bejne verifikimet dhe mbajne procesverbalet perkatese, duhet te dalin me urdher “Per prishjen e ndertimit te paligjshem”, ne te cilin komshiut tuaj i lihet kohe te prishe ndertimin vullnetarisht brenda afatit kohor te percaktuar, ne rast te kundert IMT ne bashkepunim edhe me institucione te tjera, ndermerr masat per prishjen forcerisht te ndertimit te paligjshem, si edhe gjobit ne baze te ligjit shkelesin per ndertimin e paligjshem. Si rregull, vete IMT kur konstaton ndertim te paligjshem, krahas masave administrative, dergon aktet edhe per procedim penal ndaj shtetasit.
    Faleminderit!!

Lini një Përgjigje