Caktimi i avokatit falas nga Dhoma e Avokatise

Pershendetje,

Me eshte pranuar kerkesa per ndihmen juridike. Vendimi eshte nxjerre dhe i eshte derguar edhe dhomes se avokatise per caktimin e nje avokati. Si do ta marr vesh se cili av. me eshte catuar? A duhet t’i dergoje shkrese dhomes se avokatise? Pasi ne gjykate nuk kam lene nr. kontakti etj. Dhe sa kohe do qe te caktohet avokati ga dhoma e avokatise?

Faleminderit


Qytetari: P. Q. Data: 28 July , 2020, Kategoria: Uncategorized.

One response to “Caktimi i avokatit falas nga Dhoma e Avokatise”

  1. Pershendetje,

    Ligji 111/2017 “Per ndihmen juridike te garantuar nga Shteti” ne nenin 24 te tij percakton se: Në rast të pranimit të kërkesës për ndihmë juridike dytësore veprohet sipas rregullave të mëposhtme:
    a) dhoma vendore e avokatisë cakton një avokat nga lista e avokatëve që japin shërbimet e ndihmës
    juridike dytësore, sipas parimit të rotacionit;
    b) dhoma vendore e avokatisë përcjell vendimin e gjykatës kompetente, së bashku me vendimin e saj
    mbi caktimin e avokatit, këtij të fundit dhe personit të cilit i është pranuar kërkesa për ndihmën juridike dytësore.

    Ne ligj nuk ka te percaktuar nje afat specifik brenda se cilit duhet te veproje Dhoma e Avokatise, por ne baze te ligjit, avokati i caktuar, menjëherë pasi njihet me vendimin e gjykatës kompetente dhe vendimin e dhomës vendore të avokatisë ose me vendimin e organit procedues mbi caktimin e tij si avokat për dhënien e ndihmës juridike dytësore, hyn në marrëdhënie me personin, të cilit i është pranuar kërkesa për ndihmë juridike dytësore dhe fillon dhënien e shërbimeve të kërkuara.

    Faleminderit

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet