Caktim perfaqesuesi ligjor

Pershendetje, doja te dija nese kam te drejte te caktoj 2 perfaqesues ? Pra te caktoj djalin dhe avokaten te me perfaqesojne ne nje gjykim civil?
Pasi noteri me tha se vetem nje perfaqesues ke te drejte te perfaqesoj. Dhe perse gjykata nuk pranon djalin tim 19 vjec te me perfaqesoj pasi thote eshte i vogel ?

Faleminderit


Qytetari: F. K. Data: 22 September , 2020, Kategoria: Uncategorized.

One response to “Caktim perfaqesuesi ligjor”

  1. 2

    Pershendetje. Ju keni te drejte te caktoni me shume se nje perfaqesues ligjor. Ne cilesine e perfaqesuesit perpara gjykates mund te jene vetem avokatet dhe personat e gjinise se aferm. Djali juaj qe ka mbushur moshen 18 vjec, pra per efekt te ligjit eshte madhor dhe ka zotesi te plote per te vepruar, ka te gjitha te drejtat qe t’ju perfaqesoje ligjerisht perpara gjykates. Refuzimi i gjykates per te legjitimuar djalin tuaj per t’ju perfaqesuar eshte ne kundershtim me ligjin.

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet