Burimet njerezore

Ne nje agjensi udhetimi qe tashme jane te mbyllura , a duhet ti heqim nga sistemi i sigurimeve punonjesit per aq kohe sa ne nuk kryejme veprimtari ?


Qytetari: K. K. Data: 20 March , 2020, Kategoria: Uncategorized.

6 responses to “Burimet njerezore”

  1. Spiro Maliqi Spiro Maliqi says:
    2

    Pershendetje !
    Nuk do t’ju sugjeroja te benit c’rregjistrim te punonjesve pasi do te rezultonte ne dicka jo shume te vlefshme per Biznesin tuaj. Ju sugjeroj te prisni evolimin e situates lidhur me Pandemine Covid-19 dhe te verifikoni nje here ”Paketen e Sigurise Financiare” sapo te zbardhet nga qeveria. Gjithashtu personi qe do ta c’rregjistroni mund t’ju padise me pase per zgjidhje te kontrates se punes dhe kjo mund te rezultoje me impakte te medha negative nga ana ekonomike per biznesin tuaj.

  2. Jo, nuk mund t’i hiqni nga sistemi i sigurimeve. Punonjesit rezultojne ende ne marredhenie pune me ju dhe kjo shoqerohet gjithnje me sigurimin perkates shoqeror, shendetesor. Duhet te perfundoje marredhenia e punes, qe te hiqen nga sistemi i sigurimeve.

  3. Elis Bilali Elis Bilali says:

    Une personalisht nuk ju sygjeroj te beni cregjistrimin e punonjesve nga sigurimet shoqerore. Kjo per faktin se ky regjistrim konsiderohet ligjerisht si zgjidhje e kontrates se punes dhe mund te ekzistoje mundesia qe punemarresit tju drejtojne kerkese padi per kerkimin e shperblimit si rrjedhoje e zgjidhjes se mardhenies se punes. Me konkretisht mund te kerkoje: 12 paga shperblim si rrjedhoje e zgjidhjes se mardhenies se punes, 2 paga per mosrespektim te procedures se zgjidhjes se kontrates, 2 deri ne 3 muaj ne varesi te kohezgjatjes se mardhenies se punes per mos respekyim te afaftit te njoftimit, e ne rast se ka me shume se 3 vjet qe punon prane jush mund te kerkoje dhe shperblim per vjetersi ne pune ne vleren e 15 dite pagese per cdo vit vjetersi. Gjithashtu dhe pagesen e pushimeve te pamarra ne rast se nuk ka perfituar pushimet.

  4. Nuk besoj eshte nje levizje e mire per biznesin tend, pasi mbi te gjitha do jesh e detyruar te rifillosh nga e para kur kjo gje te kaloje, dhe njekohesisht mundesh te perjashtohesh edhe nga lehtesirat fiskale qe do krijoje shteti

  5. Sugjeroj te presesh sa te zbardhet “Paketa e sigurise financiare” per te pare sesi mund te vij ne ndihme per punonjesit.

  6. Pershendetje !
    Nese ju jeni mbyllur dhe nuk kryeni veprimtari per shkak te situates se pandemise qe po kalon vendi yne, do ju keshilloja te mos i hiqni nga sistemi i sigurimeve punonjesit tuaj sepse ne nje rast te tille nuk mund te perfitoni nga paketa ekonomike e qeverise, nese plotesoni kushtet.

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet