Burgjet dhe covid 19

Ju lutem mund te me jepni nje pergjigje tani qe mbaroi gjendja e jashtezakonshme, por masat e marra ndaj covid jane ende ne fuqi.  A do te thote kjo qe te denuarit qe perfituan 3 muaj leje te posacme do te shtyhet dhe me 3 muaj te tjere? Pres pergjigjen tuaj. Faleminderit


Qytetari: D. K. Data: 24 June , 2020, Kategoria: Uncategorized.

One response to “Burgjet dhe covid 19”

  1. Spiro Maliqi Spiro Maliqi says:
    2

    Pershendetje,

    Ne aktin normativ nr.7, date 23.03.2020 “Per qendrimin e perkohshem ne shtepi te te denuarve” percaktohet se:
    ” Në rast se, brenda 3 (tre) muajve nga hyrja në fuqi e këtij akti normativ, nuk është deklaruar përfundimi i gjendjes së epidemisë nga autoritet përgjegjëse, sipas parashikimit të legjislacionit në fuqi për parandalimin dhe luftimin e infeksioneve dhe të sëmundjeve ngjitëse, periudha e qëndrimit të përkohshëm në shtëpi të subjekteve përfituese të lejes së veçantë zgjatet me 3 (tre) muaj të tjerë.
    Moskthimi në institucionin e ekzekutimit të vendimeve penale, pas përfundimit të periudhës së qëndrimit të përkohshëm në shtëpi ose pas shfuqizimit të saj, përbën shkak për fillimin e procedimit penal, sipas parashikimeve të nenit 323, të Kodit Penal.
    Pas përfundimit të periudhës së qëndrimit të përkohshëm, përpara pranimit në institucionin e ekzekutimit të vendimeve penale, i dënuari i nënshtrohet analizave të nevojshme mjekësore për parandalimin e përhapjes së infeksionit të shkaktuar nga COVID-19, në institucionin e ekzekutimit të vendimeve penale”.

    Me date 23 qershor 2020 ka perfunduar afati i gjendjes se fatkeqesise natyrore, por nuk ka nje deklarim te perfundimit te gjendjes se epidemise nga autoritetet pergjegjese.

    Faleminderit.

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet