Botimi

Pershendetje,

A mundet qe autori i nje vepre letrare (libri) te publikoje online vepren e tij ne kushtet kur botuesi ka perpunuar e shtypur vepren per te? Mes tyre pervec dakortesise nuk ka asnje marreveshje te shkruar. Faleminderit,


Qytetari: G. K. Data: 8 January , 2021, Kategoria: Uncategorized.

One response to “Botimi”

  1. Pershendetje. E drejta e autorit te nje vepre intelektuale, sic eshte libri i takon autorit te saj. E drejta e autorit perfshin te drejta jopasurore, te cilat autori i gezon perhere dhe te drejtat pasurore te cilat kane kufizime sipas ligjit. Te drejtat pasurore perfshijne: çdo mënyrë e shfrytëzimit të origjinalit të një vepre ose të kopjeve të saj, botimin, riprodhimin, shperdarjen, komunikimin publik te vepres, etj,. Pra nese autori nuk ja ka kaluar keto te drejta nje personi tjeter, atehere ato i gezon autori i vepres.
    Kontrata per kalimin e te drejtave pasurore te autorit duhet te behet vetem me shkrim dhe parashikon: përshkrimin e veprës, të drejtat dhe detyrimet e mbajtësit që i fiton këto të drejta; formën ekskluzive/joekskluzive; masën/ mënyrën e përdorimit të veprës që mbulohet nga ajo; afatin e vlefshmërisë; territorin në të cilin zbatohet; vlerën e shpërblimit ose bazën për përcaktimin e kësaj vlere për përdorimin e veprës; kushtet dhe afatet e pagesës së shpërblimit.

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet