Bonusi i bebeve

A mund ta perfitoj bonusin e bebeve nga bashkia e qytetit ku banoj ? Vajza ime ka lindur ne 30.05.2019. Bonusi me vlere 5000 leke. Faleminderit,


Qytetari: E. G. Data: 19 January , 2021, Kategoria: Uncategorized.

One response to “Bonusi i bebeve”

  1. Pershendetje,

    Sipas Udhëzimit te Ministrit të Brendshëm nr. 116, datë 12.4.2010 “Për procedurat e përftimit të shpërblimit nga regjistrimi i fëmijëve sipas ligjit nr. 10 129, dt. 11.5.2009 “Për gjendjen civile”, ky shpërblim përfitohet kur regjistrimi i lindjeve kryhet brenda afatit ligjor të 60 ditëve, për lindjen brenda vendit dhe brenda 90 ditëve, për lindjen jashtë vendit dhe nëna përfiton shpërblim në masën 5 000 (pesë mijë) lekë.
    Kërkesës për përfitim shpërblimi për lindjet, duhet t’i bashkëlidhet karta e identitetit e juaja dhe certifikata e lindjes së fëmijës. Kjo certificatë duhet të mbajë shënimin e vendosur nga nënpunësi i gjendjes civile “Për efekt shpërblimi nga rregjistrimi i lindjes brenda afatit ligjor”. Kerkesa, se bashku me dokumentacionin mbeshtetes, dorezohet prane njesise administartive/basshkise tuaj. Faleminderit,

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet