Bonusi i bebes

Pershendetje! Shqetesimi im eshte se,  qe nga viti 2017 kur u bera me vajze dhe deri me sot nuk kam perfituar ende bonusin e bebes prej 5 mije lekesh? A do kete zgjidhje per kete problem? Kur jam interesuar prane bashkise me kane thene qe nuk e perfiton sepse te ka kaluar koha …nderkohe persona te tjere e kane perfituar. Ju lutem me thoni se cfare mund te bej per kete rast? Faleminderit,


Qytetari: i. b. Data: 19 January , 2021, Kategoria: Uncategorized.

One response to “Bonusi i bebes”

  1. Pershendetje,

    Sipas Udhëzimit te Ministrit të Brendshëm nr. 116, datë 12.4.2010 “Për procedurat e përftimit të shpërblimit nga regjistrimi i fëmijëve sipas ligjit nr. 10 129, dt. 11.5.2009 “Për gjendjen civile”, ky shpërblim përfitohet kur regjistrimi i lindjeve kryhet brenda afatit ligjor të 60 ditëve, për lindjen brenda vendit dhe brenda 90 ditëve, për lindjen jashtë vendit dhe nëna përfiton shpërblim në masën 5 000 (pesë mijë) lekë.
    Nese regjistrimi i lindjes eshte bere pertej ketyre afateve, atehere ky shperblim nuk mund te perfitohet. Gjithsesi per arsyet perkatese te mosperfitimit ne rastin tuaj duhet te interesoheni prane njesise administrative/Bashkise ku keni te rregjistruar vendbanimin.

    Nese procedurat jane kryer nga ana juaj brenda afateve dhe percaktimeve ligjore, atehere ju sugjerojmë që ta adresoni cështjen e mosmarrjes (ose voneses) së shpërblimit, përmes një ankese pranë Institucionit të Avokatit të Popullit. Institucioni i Avokatit të Popullit mbron të drejtat, liritë dhe interesat e ligjshme të individit nga veprimet ose mosveprimet e paligjshme e të parregullta të organeve të administratës publike, si dhe të tretëve që veprojnë për llogari të saj. Avokati i Popullit vepron në bazë të ankesës apo kërkesës së paraqitur pranë tij. Ankesa mund te dergohet ne rruge postare ose permes faqes zyrtare te ketij instutucioni https://www.avokatipopullit.gov.al/sq/complaint/create

    Faleminderit

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet