Bonus qiraje

Cfare procedurash duhen per te perfituar bonusin e qirase? Faleminderit,


Qytetari: A. Z. Data: 9 February , 2021, Kategoria: Strehim.

One response to “Bonus qiraje”

  1. Pershendetje,

    Aplikimi për të përfituar nga subvencionimi i qirasë, bëhet me dy faza. Në fazën e parë aplikantët paraqesin kërkesën e tyre për të përfituar nga ky program, sipas ligjit nr. 22/2018. Ndersa ne fazën e dytë të aplikimit përfshihen vetëm ata/individë/familje që plotësojnë kushtet për t’u trajtuar me këtë program.

    Faza e parë e aplikimit pranë Njësive Administrative/ Lagjeve:
    Çdo aplikant, i cili kërkon të trajtohet me subvencionimin e qirasë duhet të drejtohet pranë zyrës së urbanistikës në Njësinë Administrative/Lagjen për të plotësuar formularin e strehimit tip, sipas formatit të miratuar nga Këshilli Bashkiak. (ky formular administrohet prane njesise administrative)

    Ne vemendjen tuaj: Njësitë Aministrative/Lagjet sigurojnë dokumentacionin që mbajnë apo përgatisin organet publike në vend, duke përjashtur aplikantin nga detyrimi për paraqitjen e tyre, vetëm nëse aplikanti depoziton deklaratën e pëlqimit për mbledhjen e informacioneve/dokumenteve të lidhura me të, sipas formatit tip. (ky formular administrohet ne njesine administrative)

    Ne fazen e pare te aplikimit, formularit tip të strehimit duhet t’i bashkëlidhen dhe dokumentat e mëposhtëm:
    – Deklaratën e vërtetësisë së informacionit të pasqyruar në formularin e strehimit, me anë të së cilës aplikuesit i bëhen të njohura edhe përgjegjësitë ligjore që ai ka në lidhje me dhënien e një informacioni dhe fakteve të rreme (ky formular tip administrohet ne njesine administrative dhe plotesohet nga ana juaj ne momentin e aplikimit);
    – Kopjen e kartës së identitetit të aplikuesit (ky dokument duhet te depozitohet nga ana juaj si aplikant);
    – Çertifikatën familjare (edhe ky dokument sigurohet nga njesia administrative, nese keni plotesuar deklaraten per dhenien e pelqimit per mbledhjen/grumbullimin e dokumentacionit si me lartcituar);
    – Kontratë qiraje të nënshkruar nga të dy bashkëshortët/bashkëjetuesit dhe numër llogarie të qiradhënësit (ky dokument duhet te sigurohet dhe depozitohet nga ana juaj si aplikant);
    – Vleresimi social ekonomik (e kryen administratori social prane njesise administrative);
    – Vërtetim që konfirmon regjistrimin e kërkesës (kete dokument e leshon njesia administrative);

    Familjet që rezultojnë të sukseshme në fazën e parë të aplikimit, brenda 15 (pesmbëdhjetë) ditëve nga momenti i njoftimit nga Drejtoria e Strehimit, paraqesin pranë Zyrës së Pritjes me Qytetarin në Bashki Tiranë dhe dorëzojnë dokumentacionin e nevojshëm të përcaktuar në vendimin nr. 384 date 12.06.2019. Nese ju beni pjese ne kategorine e individeve/familjeve pa të ardhura, me të ardhura shumë të ulëta ose të ulëta dhe keni depozituar ne fazen e pare te aplikimit deklaratën e pëlqimit për mbledhjen e informacioneve/dokumenteve të lidhura me të sipas formatit tip, atehere ne fazen e dyte paraqisni vetëm kërkesën për programin social të strehimit, sipas formatit të miratuar nga njësia e vetëqeverisjes vendore.

    Faleminderit

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet