Bllokimi llogarive te shoqerise tregtare (1)

Pershendetje!

Kam patur nje shoqeri tregtare te llojit shpk dhe kam patur kredi te prapambetur. Permbaruesit me kane bllokuar numrat e llogarise si te shoqerise, ashtu edhe ato te miat personale. Tani kam hapur nje shoqeri tjeter tregtare, po te llojit shpk, ku jam administrator dhe ortak i vetem. Kerkoj te di nese ekziston mundesia qe te me bllokojne serish edhe llogarite bankare te kesaj shoqerise te dyte te sapokrijuar, pasi kredia eshte e pashlyer akoma? Faleminderit


Qytetari: A. J. Data: 7 December , 2020, Kategoria: Ekzekutimi i detyrimeve.

One response to “Bllokimi llogarive te shoqerise tregtare (1)”

  1. 1

    Pershendetje. Ortaket e shoqerise tregtare mbajne pergjegjesi per detyrimet e shoqerise deri ne vleren e kontributit te tyre ne kete shoqeri. Nderkohe qe shoqeria nuk eshte pergjegjese per detyrimet qe kane ortaket. Ne rast se nje prej ortakeve eshte debitor kundrejt personave te trete, duke perfshire edhe nje kontrate kredie bankare, zyra e permbarimit nuk ka asnje te drejte te bllokoje llogarite bankare te shoqerise. Permbarimi ka te drejte qe te vendose sekuestro mbi kuotat e kapitalit te ortakut ne shoqeri dhe ky vendim regjistrohet ne Qendren Kombetare te Regjistrimit. Nisur nga kjo edhe per shoqerine e re qe do te hapni, llogarite e saj nuk mund te bllokohen per detyrimet e ortakeve.
    Nderkohe debitori, pra ju, mbani pergjegjesi kundrejt debitorit tuaj, me pasurine tuaj te tashme dhe te ardhme, pra zyra e permbarimit mund te vijoje te marre masa sekuestroje kundrejt jush dhe kuotave qe ju do te zoteroni ne shoqeri te ndryshme tregtare.

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet