Bllokimi i patentes

Pershendetje,

Jam nje familjar nga Elbasani dhe si pasoje e nje gabimi nga ana ime ne drejtimin e automjetit, policia me ka bllokuar patenten dhe lejen e qarkullimit. Dua te di sesi mund ta ankimoj kete vendim te policise? Jetoj ne fshat e jam me femije te vegjel, me duhet makina per te levizur per nevoja te familjes. Ju lutem me tregoni sesi mund ta zgjidh kete situate? Faleminderit,


Qytetari: S. B. Data: 19 February , 2021, Kategoria: Uncategorized.

One response to “Bllokimi i patentes”

  1. Pershendetje

    Ndaj ketij vendimi mund te beni ankimim administrativ brenda afateve te caktuara prane Drejtorise Vendore te Policise se Qarkut ku eshte vendosur Gjoba/Komisariati i Policise i qytetit.
    Prane cdo komisariati ekziston nje Komision i caktuar, i quajtur Komisioni i Shqyrtimit të Ankesave, i cili mblidhet ne data te caktuara, ne varesi te dates kur eshte marre masa, dhe shqyrton ankesat e bera ndaj masave administrative te aplikuara.

    Ne kete ankimim, i cili duhet te hartohet ne forme te shkruar, duhet te specifikoni qarte objektin, bazen ligjore dhe pretendimet tuaja, shpjegoni ne menyre te detajuar rrethanat e faktit, si dhe cdo parregullsi procedurale apo element tjeter provues qe mendoni se vlen per te mbeshtetur ankimin tuaj.

    Nese nuk bini dakord as me vendimin e Komisionit te Shqyrtimit te Ankesave, atehere mund te ndiqni rrugen gjyqesore permes ngritjes se nje padie administrative.

    Faleminderit.

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet