Ne vijim te pyetjes: Bllokimi i llogarive te shoqerise tregtare (2)

Pershendetje!

Faleminderit per pergjigjen ne pyetjen e pare. Ne vijim doja te sqaroja edhe nje situate tjeter ne lidhje me bllokimin e llogarive te mia bankare si pasoje e nje kredie te pashlyer.

Sic e kam theksuar edhe ne pyetjen e pare, kete kredi e kam marr si administratori i shoqerise dhe si pasoje e mosshlyerjes me kane bllokuar llogarite e shoqerise. Per kete nuk kam ndonje kundershtim.

Por nderkohe une tani si individ punoj per nje firme private dhe e ardhura e vetme qe kam eshte paga 30.000 leke.  Per ekzekutimin e kredise se pashlyer me kane bllokuar edhe pagen qe marr nga punesimi ne kete kompani (qe nuk ka lidhje me kompanine time private).

Une jam babai i nje femije. Ju lutem a mund te ndodhi kjo gje? A eshte i ligjshem ky veprim i permbarimit? Faleminderit


Qytetari: A. J. Data: 8 December , 2020, Kategoria: Ekzekutimi i detyrimeve.

One response to “Ne vijim te pyetjes: Bllokimi i llogarive te shoqerise tregtare (2)”

  1. Pershendetje. Per t’ju dhene nje vleresim te duhur ligjor, duhet te shqyrtohet dokumentacioni ligjor. Megjithate, ne parim ju sqarojme se shoqeria tregtare, ortaket e saj, administratori jane secili prej tyre nje subjekt juridik i mevetshem. Pra nese ju keni nenshkruar nje kontrate kredie si administrator i shoqerise, atehere kredimarresi (debitori) nuk jeni ju, por shoqeria tregtare. Kjo do te thote qe ju nuk mund te ngarkoheni me shlyerjen e detyrimeve te shoqerise tregtare. Nese pervec kontrates se kredise bankare ne emer te shoqerise, ju keni firmosur edhe nje kontrate dorezanie si person fizik, atehere ju keni pranuar te barazoni veten tuaj me debitorin ne rast te mospermbushjes se rregullt te detyrimit. Pra, vetem nese ju keni nenshkruar nje kontrate dorezanie, bllokimi i pages tuaj eshte i rregullt, ne te kundert eshte ne kundershtim me ligjin. Ne cdo rast, zyra e permbarimit ka detyrimin qe t’ju lere nje pjese te pages tuaj, e llogaritur si minimumi jetik, per te perballuar shpenzimet e jeteses.

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet