Bllokimi i pages

Pershendetje,

Cfare procedurash ndjek institucioni jo bankar per bllokimin e pages? A eshte gjykata ajo qe e vendos per bllokimin apo jo? Sa kohe zgjat vendimi per bllokimin e pages? A mund te merret nje vendim i tille per bllokim page edhe per shuma te vogla huaje si psh 570 mije te vjetra? Ju lutem me ndihmoni gjithashtu sesi te formuloj kerkesen per t’ja nisur institucionit jo bankar qe te marr vesh sa detyrime kam per te shlyer, se me thone shuma te ndryshme dhe nuk pranojne ristrukturim kredie. Si te veproj ju lutem? Faleminderit


Qytetari: v. m. Data: 8 February , 2021, Kategoria: Ekzekutimi i detyrimeve.

One response to “Bllokimi i pages”

  1. Ada Dimo Ada Dimo says:

    Pershendetje,

    Bllokimi i llogarise tuaj bankare behet vetem ne baze te nje urdher ekzekutimi (i cili leshohet pasi gjykata ka nje vendim te formes se prere mbi ekzekutimin e detyrueshem ne te holla i cili perben titull ekzekutiv) e cila vihet ekzekutim nga Permbarimi. Filimisht Permbaruesi ju dergon juve, ne cilesine e debitorit, nje lajmerim per ekzekutim vullnetar te detyrimit, dhe ne rast se ju brenda 5 minimumi nuk beni shlyerjen e detyrimit vullnetarisht kalon ne ekzekutim te detyruar. Ne kete faze Permbaruesi ve sekuestro kredite e Debitorit, pasurite e palujteshme, etj deri ne masen e plotesimit te detyrimit kryesor. Ky ekzekutim mund te kryehet per cfaredo shume mjafton qe ky detyrim te jete bere i kerkueshem nga kreditori. Afati i bllokimit te pages do te jete per aq kohe dhe deri ne masen e plotesimit te detyrimit.
    Ju bej me dije se ne praktike, mbeshtetur ne Direktiven Unifikuese te Dhomes Kombetare te Permbaruesve, mbi sekuestron konservative te pages se debitorit, juve nuk duhet t’ju preket paga minimale ne fuqi.
    Mbi menyren e hartimit te kerkeses drejtuar Institucionit jobankar, ju mund te hatoni nje shkrese zyrtare te cilen duhet ta nisni me poste, ne te cilen 1. te keni te percaktuar sakte gjeneralitetet tuaja, adresen dhe nr. e telefonit; Objektin, pra cfare kerkoni nepermjet kersaj kerkese; si dhe Drejtuar, pra cilit institucion financiar po i drejtoheni. Brendia duhet te jete e permbledhur dhe konçize.

    Faleminderit

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet