Bllokimi i makines dhe sendeve te tjera

Pershendetje,

Para 5 muajsh kam qene ne fshat nga tokat dhe kur po kthehesha me ka ndaluar policia ne Mallakaster.  Une jam lene i lire pas disa oresh,  por makinen, patenten dhe telefonin tim i ka mbajtur prokuroria. Une jam invalid dhe makinen e perdor sepse e kam te pamundur te eci ne kembe. Nuk kam asnje informacion mbi arsyet e kesaj ndalese dhe sekuestrimin e sendeve te mia. Askush nuk me ka kthyer pergjigje ne lidhje me makinen, patenten apo telefonin. Cfare duhet te bej ju lutem? Faleminderit,


Qytetari: f. z. Data: 20 February , 2021, Kategoria: Uncategorized.

One response to “Bllokimi i makines dhe sendeve te tjera”

  1. Pershendetje
    Mesa kuptojme nga pyetja juaj, sendet mund t’ju jene sekuestruar ne cilesine e proves materiale ose sendeve qe lidhen me nje veper penale. Ne parim, behet kufizimi i perkohshem i ketyre sendeve deri ne nje vendim te prokurorit ose gjykates. Gjithsesi, vleresojme se per rrethanat e ndalimit tuaj nga policia jeni sqaruar ne lidhje me shkaqet/arsyet e mundshme, si dhe per sendet qe ju jane sekuestruar (bllokuar) duhet te jeni pajisur me procesverbalin pertates.
    Ju keshillojme qe te dergoni nje kerkese per informacion prane Prokurorise se Rrethit Gjyqesore Fier ose prane Drejtorise Vendore te Policise se Shtetit, per te mesuar ne lidhje me statusin e ceshtjes tuaj, si dhe sekuestrimin e sendeve qe referoni. Faleminderit

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet