Ne vijim te pyetjes: Sekuestrimi

Pershendetje! Kur nuk ka pasuri te tjera ne emrim tim pervec aksione ne nje sh.p.k., permbarimi kryen procedurat e caktuara te tjetersimit te kuotave apo aksioneve?Dhe nese mund te ma shpjegoni ju lutem, si dalin dhe ato ne shitje, i ngrijne, me heqin te drejten. Apo si? Faleminderit.


Qytetari: R. J. Data: 13 December , 2020, Kategoria: Ekzekutimi i detyrimeve.

One response to “Ne vijim te pyetjes: Sekuestrimi”

  1. Pershendetje,

    Pas venies se sekuestros nga ana e permbaruesit, procedura qe ndiqet per aksionet rregullohet nga Neni 549 i K.Pr.Civile, i cili parashikon: “Përmbaruesi gjyqësor, pas vënies së sekuestros, i dërgon një lajmërim debitorit se sendet e sekuestruara do të shiten, në qoftë se brenda pesë ditëve ai nuk ekzekuton detyrimin”.

    Ne vijim po paraqesim proceduren konkrete te shitjes sipas dispozitave te K.Pr.Civile:

    Neni 550
    Shitja e sendeve bëhet me anë të ankandit ose në dyqanet me shitje të lirë, ndërsa sendet e çmueshme (neni 548), të depozituara në bankë, i shiten asaj dhe merret kundërvlera e tyre nga përmbaruesi
    gjyqësor, në bazë të kursit zyrtar në kohën e pagesës së tyre.

    Neni 552
    Çmimi i sendit të sekuestruar caktohet nga përmbaruesi, në bashkëpunim me kreditorin dhe debitorin. Kur ka kundërshtime ndërmjet tyre, thirret një ekspert.

    Neni 553
    Shitja e lirë e sendit
    Përmbaruesi e dërgon sendin për shitje në dyqane me shitje të lirë. Caktimi i shpërblimit për shitjen bëhet në marrëveshje ndërmjet përmbaruesit gjyqësor dhe shitësit. Shpërblimi nxirret nga vlera e sendit të sekuestruar pas shitjes së tij.
    Në qoftë se brenda 2 muajve sendi nuk shitet në shitje të lirë, përmbaruesi gjyqësor, duke marrë edhe pëlqimin e palëve, vendos nëse duhet të vazhdojë me shitjen e lirë edhe për 30 ditë të tjera apo të kalojë në procedurë ankandi.

    Neni 554
    Përmbaruesi gjyqësor, pasi njofton palët se sendi, për shkak të natyrës ose të gjendjes, nuk mund të pranohet në shitje të lirë, organizon shitjen me ankand të sendit, sipas çmimit të përcaktuar në nenin 552 të këtij Kodi

    Neni 555
    Çmimi fillestar i ankandit të parë është 80 për qind e çmimit të caktuar sipas nenit 552 të këtij ligji. Kur sendi shitet në ankand, përmbaruesi gjyqësor shpall në zyrën e tij, në vendin ku ndodhet
    sendi dhe në vendin e caktuar për shitjen në ankand, një lajmërim ku duhet të tregohet çmimi me të cilin do të fillojë shitja në ankand, vendi, dita dhe ora që do të bëhet shitja.
    Shitja nuk mund të bëhet para se të kenë kaluar pesë ditë nga shpallja.

    Neni 556
    Shitja në ankand e sendit bëhet ditën e caktuar në lajmërim dhe përfundon me mbarimin e orarit zyrtar të asaj dite.
    Blerës quhet ofertuesi që ka dhënë çmimin më të lartë. Blerësi duhet ta paguajë çmimin menjëherë.
    Në ankand nuk mund të marrin pjesë personat që tregohen në nenin 709 të Kodit Civil.
    Për të gjitha veprimet e shitjes në ankand mbahet procesverbal.

    Neni 557
    Ankandi i dytë
    Në rast se në ankandin e parë nuk është paraqitur asnjë ofertues,atëherë, brenda 10 ditëve nga përfundimi i tij, përmbaruesi gjyqësor përcakton çmimin e ri, jo më të ulët se 30 për qind të çmimit fillestar, të caktuar në ankandin e parë dhe cakton një ankand të dytë për shitjen e sendit.
    Në rast se në ankandin e dytë nuk është paraqitur asnjë ofertues, përmbaruesi i propozon në fillim kreditorit, që, kundrejt kredisë, të marrë sendin me çmimin e ankandit të dytë. Në rast se kreditori
    nuk pranon ta marrë sendin, përmbaruesi heq sekuestron mbi këtë send, duke ia kthyer atë debitorit dhe vijon procedurat përmbarimore mbi pasuri të tjera të tij.

    Neni 558
    Radha e shitjes së sendeve në ankand
    Debitori ka të drejtë të caktojë radhën, sipas së cilës duhet të shiten sendet në ankand. Në qoftë se nga shitja e një ose disa sendeve nxirret një shumë e cila mjafton për të shlyer kredinë e kreditorit dhe shpenzimet e tjera që kanë lidhje me kredinë, ankandi përfundon dhe sendet e tjera nuk shiten.

    Neni 559
    Kalimi i pronësisë së sendit të shitur
    Blerësi i sendit të shitur në dyqanin e shitjes me shitje të lirë ose në ankand bëhet pronar i tij edhe sikur sendi të mos ishte në pronësi të debitorit.
    Kundër shitjes nuk mund të bëhet ankim dhe as të kundërshtohet vlefshmëria e saj, përveç rastit të parashikuar nga paragrafi i tretë i nenit 556 të këtij Kodi.

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet