Pershendetje,
Ne jemi 10 bashkepronare dhe kemi nje pasuri me çertifikate pronesie. Per kete prone eshte leshuar nje certifikate e vetme dhe kete e posedon njeri nga familjaret. Problemi qe kam une eshte se pa dijenine time dhe te ndihmuar nga punonjesit e hipotekes, si dhe me prokura fallco .. familjaret e mi (bashkepronaret e prones) kryejne veprime pa me njoftuar mua. Çfare veprimi juridik duhet te rregjistroje ne kartelen e pasurise qe te drejtat e mia te jene te mbrojtura ligjerisht dhe qe familjaret mos te kryejne me veprime me firmen time te fallsifikuar? Shume faleminderit
You must be logged in to post a comment.
Pershendetje,
Do ju sugjeroja qe te verifikonit prokuren e pergatitur prane noterit, nese eshte hartuar ne perputhje me ligjin dhe ne prezencen tuaj. Ne rast se konstatoni se prokura eshte e parregullt, atehere ju mund te kerkoni ne gjykate pavlefsherine absolute te saj dhe te te gjitha akeve te kryera ne baze te saj, si dhe te kerkoni marrjen e mases per bllokimin e prones ne zyren e kadastres deri ne perfundim te procesit gjyqesor. Faleminderit
Pershendetje! Ne fillim duhet te aplikoni prane zyres se kadastres per administrimin e te gjithe praktikes hipotekore dhe ne rast se konstatoni veprime juridike te kryera pa vullnetin tuaj, atehere ju duhet qe t’i drejtoheni gjykates me qellim pavlefshmerine e te gjithe veprimeve juridike te kryera mbi pasurine. Njekohesisht ju bej me dije se, nese vleresoni se jeni ne kushtet e kryerjes se vepres penale te fallsifikimit te dokumentave, atehere duhet te shikoni mundesine e paraqitjes edhe te nje kallezimi penal ne Prokurori apo polici ndaj punonjesve konkret te zyres se kadastres, noterit, etj. Kallezimit t’i bashkangjisni te gjithe praktiken dokumentare te pasurise. Faleminderit