Bllokim mjeti gjate pandemise

Pershendetje,

Me dt 21 prill kam dale te marr bashkeshorten nga puna per arsye shendetesore te djalit dhe per efekt kohe nuk mora autorizim. Me eshte bllokuar makina dhe patenta nga nje polic i cili nuk tentoi te degjonte arsyen e daljes. Doja te dija nese mund te behet dicka per kete rast ose nese do te kete nje falje me vone? Faleminderit dhe pres pergjigjen tuaj.


Qytetari: d. l. Data: 11 May , 2020, Kategoria: Uncategorized.

One response to “Bllokim mjeti gjate pandemise”

  1. 1

    Pershendetje,

    Nese keni ndjekur rrugen e ankimit administrativ, tashme i vetmi organ kompetent per te shfuqizuar aktin administrativ te bllokimit te mjetit eshte gjykata. Ju keni te drejte qe ta ankimoni vendimin e marre per bllokimin e mjetit prane gjykates administrative, sapo te rifilloje puna e gjykatave. Tashme Keshilli i Ministrave e ka miratuar nje falje per sanksionet e vendosura gjate periudhes se amnistise, per te gjitha sanksionet e vendosura deri ne date 17 prill. Nuk mund t’ju themi nese pritet te miratohet nje Akt tjeter Normativ me permbajtje te ngjashme, pra qe te fale sanskionet e vendosura pas dates 17 prill, pasi kjo mbetet ne vleresimin e Keshillit te Ministrave dhe me tej Kuvendit.

    Faleminderit

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet